Yekta Kara: Largimi i ″Idomeneos″ është një bombë e vendosur në themelin e përpjekjeve për dialog | Politika | DW | 28.09.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Yekta Kara: Largimi i "Idomeneos" është një bombë e vendosur në themelin e përpjekjeve për dialog

Opinioni publik në Gjermani debaton mbi heqjen nga programi i shfaqjeve i operës së Mozartit "Idomeneo". Ish drejtoresha e operas së Stambollit, Yekta Kara për DW mbi këtë temë

Skenë nga Idomeneo, shfaqja e fundit në 20.03.2003

Skenë nga "Idomeneo", shfaqja e fundit në 20.03.2003

Argumentimi i hapit të ndërrmarrë nga drejtoresha e përgjithshme e Operas Gjermane në Berlin, Kirsten Harms në Berlin ishte se kishte rrezik reagimi armiqësor të islamistëve. Frika u shkaktua veçse nga një analizë e Zyrës Kriminale të Landit, në të cilën thuhet se shfaqja e operës përbën rrezik për sigurinë.

Katër koka të prera në operën e Mozartit "Idomeneo" të inskenuar nga Hans Neuenfels që në vitin 2003 janë shkaku i vendimit të tanishëm. Kokat paraqesin Jezusin, Buden, Muhamedin si dhe Poseidonin, i cili sipas mitologjisë është përgjegjës për fatin e mbretit të Kretës. Mesazhi që fshihet pas kësaj është se mbreterit kanë vdekur. Një skenë që duhet të ketë provokuar pjesë të publikut që në shfaqjen e parë.

Habia për opinionin gjerman, ndodhi pas përfundimit dje të konferencës së parë me përfaqësues të fesë myslimane në Gjermani. Të 20 pjesëmarrësit u shprehën të gatshëm të vizitojnë së bashku operën "Idomeneo." Edhe senatori për kulturën i Berlinit, Thomas Fierl u shpreh dje, se ai do të angazhohet për shfaqjen e operas ndoshta në nëntor.

Reagime mbi heqjen nga programi të operas Idomeneo vinë edhe nga Stambolli. Jülide Mollaglu zhvilloi një Intervistë me ish-drejtoreshën e operës së Stambollit, Yekta Kara, sot kryeregjisore


DW: Zonja Kara, ju keni qenë drejtoreshë e operës së Stambollit dhe tanimë jeni kryeregjizore. Opera gjermane në Berlin vendosi heqjen nga plani të operës "Idomeneo" Si e gjykoni ju këtë vendim?


Yekta Kara: "Unë mendoj se kjo është tërësisht e gabuar, sepse arti dhe artistët duhet të jenë të lirë. Ne nuk mund të ndikohemi nga paragjykimet, edhe kur jemi në pozicione drejtuese. Një vendim i tillë, para se të ndodhë diçka është mjaft i gabuar, nuk ka rëndësi se në cilin vend të botës merret. Kjo tingëllon si një vetëcenzurë. Nuk ka rëndësi se çfarë ndodh, ne nuk duhet të lejojmë të na komandojnë paragjykimet. Fakti që u anullua shfaqja e "Idomeneos" në Berlin, në një kohë kur po zhvillohej edhe konferenca me përfaqësuesit myslimanë, është fyerja më e madhe për artin dhe artistët. Pse u organizua kjo konferencë, pikërisht për të nxitur dialogun. Largimi i "Idomeneos" është një bombë e vendosur në themelin e përpjekjeve për dialog."

DW: Si mendoni ju, si duhej të sillej opera gjermane?

Yekta Kara: Gjatë kohës sime si drejtoreshë e operas së Stambollit edhe unë kam marrë kërcënime me bomba. Kjo jo vetëm njëherë, shumë herë madje, si për shembull kur do të shfaqej "Fyelli magjik" atëherë u bënë kërcënime me bomba gjatë shfaqjes. Spektatorët dolën jashtë në kohën e pushimit dhe policia kontrolloi sallën e shfaqjes. Spektatorët as që nuk vunë re gjë. Mund të vinin kërcënime nga palë të ndryshme nga islamistët apo çfarëdolloj. Drejtuesit e operës gjermane, sipas mendimit tim duhet të kishin qëndruar gjakftohtë., të kishin marrë masat e sigurisë dhe duket sikur me këtë hap i është hedhur zjarrit benzinë.


DW: Për shkak të karikaturave të Muhamedit pati protesta në botën islame, protesta që hapën debatin mbi kufijtë e artit. Deri ku shkojnë sipas jush kufijtë e artit dhe artistëve?

Yekta Kara: "Me qëllim që arti të zhvillohet, duhet që artistët të ndjehen të lirë. Përndryshe arti nuk mund të zhvillohet pavarësisht në cilën fushë është fjala. Nuk mund të prodhohet art, po qe se duhen marrë parasysh këta apo ata faktorë, të cilët shkaktojnë presion ndaj artit dhe artistëve. Dhe nën presion është i pamundur zhvillimi artistik."

  • Data 28.09.2006
  • Autor Jülide Mollaoglu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoR
  • Data 28.09.2006
  • Autor Jülide Mollaoglu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqoR