1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi gjerman për zhvillimet në Kaukazin Verior

18 Gusht 2009
https://p.dw.com/p/JDKE
Shtypi gjerman i së martës komenton zhvillimet në Kaukazin Verior. Ne foto: faqe te para te disa te perditshmeve gjermane
Shtypi gjerman i së martës komenton zhvillimet në Kaukazin Verior.Fotografi: picture-alliance/dpa

Shtypi gjerman i së martës komenton zhvillimet në Kaukazin Verior.

Gazeta "Nürnberger Zeitung" komenton:

"Pavarësisht nga të gjitha përpjekjet, Moska nuk e ka nën kontroll rajonin, i cili prej kohësh është epiqendra e interesave gjeostrategjike dhe aktualisht një territor i preferuar si vend tranziti për linjat naftë dhe gazsjellëse. Me luftën kundër Gjeorgjisë përpara një viti Kremlini e vuri veten nën një presion shtesë. Sepse si mund t' u bëhet ballë përpjekjeve për pavarësi në republikat e Kaukazit: Ingusheti, Dagistan dhe Çeçeni, menjëherë pasi ka ndihmuar separatitstët në Osetinë Jugore dhe në Abkazi që të kenë sukses?"

"Westddeutsche Zeitung" shkruan:

"Moska është e paaftë kundrejt terrorit në Kaukaz, "pika e dobët e Rusisë". "Çeçenizimi" i konfliktit nën ish-udhëheqësin e rebelëve Kadirov, ndonëse solli suksese në Grozni, i spostoi bandat terroriste në republikat fqinjë. Pas tërheqjes së trupave ruse Kaukazi po përjeton një orgji dhune, që mund të krahasohet vetëm me atë që ndodh në Afganistan apo në Irak. Viktimat janë dagistanasit, ingushetët apo çeçenët. Apelet për të nxjerrë përpara drejtësisë ata që janë përgjegjës, janë sa të kuptueshme aq edhe të nevojshme. Kush mund ta kundërshtojë këtë? Por kështu siç janë rrethanat, Rusia duhet në radhë të parë të kujdeset, që vëllezërit kaukazianë të kenë një minimum sigurie. Por edhe vetëm kjo është shumë e vështirë."

Autor: dpa/ Vilma Filaj-Ballvora

Redaktoi: Auron Dodi