Rritet rreziku i terrorit në Poloni | Evropa | DW | 03.04.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Rritet rreziku i terrorit në Poloni

Shumica e polakëve sheh rrezikun e terrorit në lidhje të drejtëpërdrejtë me dërgimin e trupave polake në Irak. Siç dihet Polonia ka stacionuar 2500 ushtarë në Irak dhe komandon një brigadë ndërkombëtare me mbi 9000 vetë

Iraku- Burim kërcënimi për Poloninë

Iraku- Burim kërcënimi për Poloninë

Polonia, si aleat i Shteteve të Bashkuara në Irak po rrezikohet nga atentatet terroriste -këtë e bëjnë të ditur edhe shërbimet sekrete polake. Një punonjës i shërbimit sekret bëri të ditur para pak ditësh në Varshavë, se populli polak duhet të përgatitet, në vitet e ardhshme të jetojë me mundësinë e sulmeve terroriste në vend. Grupe fundamentaliste po përgatisin atentate ndaj Polonisë popullit të saj dhe përfaqësuesve të tij. 87% e polakëve i frikësohen atentateve në vend. 64% ndjehen madje të rrezikuar personalisht. Këto janë të dhënat e anketimeve të fundit të institutit polak të testimit të opinionit CBOS. Frika ndaj atentateve është rritur ndjeshëm në javët e fundit.
Me sa duket një dokument nga organizata terroriste Al Kaida ka rënë në duart e specialistëve norvegjezë të ushtrisë. Ky dokument i zbuluar në internet merret vetëm me Poloninë. Si tabelë goditjeje synohet të jetë këtë radhë presidenti polak Aleksandër Kavasnjevski. Krahas një analize të hollësishmë të situatës politike në Poloni, aty përcaktohet presidenti polak si politikan proamerikan. I lutemi Allahut thuhet në internet që ai para përfundimit të mandatit të tij në vitin 2005 të shkojë në ferr. Kvasnjevski vetë e quan të vërtetë këtë tekst dhe rrezikun mjaft real.
"Teksti, i cili u botua në gazetën "Viborska", u kuptua në fillim nga shumë vetë si shaka e ditës së gënjeshtrave. Por raporti mbi planet terroriste të Al Kaidës, i cili na u dha nga norvegjezët
është për fat të keq i vërtetë. Dhe kjo duhet të na bëjë të gjithëve vigjilentë."

Tani nuk shtrohet më pyetja nëse është apo jo Polonia objekt sulmi,por se kur do të ndodhë ky në Poloni. Këto deklarata vinë nga opozita së bashku me kritikën se qeveria nuk po bën shumë për sigurinë në vend.
Ministri i brendshëm Jozef Oleksi ka urdhëruar kontrolle të rrepta kudo në Poloni:
"Ne kemi urdhëruar kontrollimin e aeroporteve. Të gjithë aeroplanët regjistrohen me përpikmëri dhe inspektohen. Gjithashtu kontrollohen edhe ato vende që shërbejnë si pikë grumbullimi e shumë njerëzve, dhe ku ne kemi vënë re të mblidhen edhe të huaj. Në kontrolle përfshihet edhe paraqitja e dokumentave si pashaportë, dhe leje qëndrimi në vend. Edhe kontaktet mes polakëve dhe të huajve kontrollohen, pasi si ka treguar përvoja e vendeve të tjera- nuk është e thënë që atentatorët të jenë gjithmonë të huaj."

Shumica e polakëve sheh rrezikun e terrorit në lidhje të drejtëpërdrejtë me dërgimin e trupave polake në Irak. Për këtë arsye opozita kërkon kthimin e menjëhershëm të ushtarëve polakë. Shefi i shërbimit sekret polak Zbignjev Simiatkovski paralajmëron për rrezikun e një debati të tillë publik. Kjo mund të kalojë në të ashtuquajturën profeci vetëpërmbushëse.

"Shembulli i Spanjës tregoi:sa më shumë që diskutojmë ne në vend, aq i luhatshëm bëhet opinioni. Sa më shumë që të debatojë elita politike mbi ndërhyrjen në Irak, aq më shumë i japim kurajo atyre që duan të ushtrojnë terror në vendin tonë. Ata e dinë se goditja nuk do të shkaktojë vetëm humbje por edhe një ndryshim në politikën e jashtme polake, pra tërheqjen e trupave polake nga Iraku. Dhe ky
është synimi më i rëndësishëm i terroristëve."

Si data veçanërisht të rrezikshme në Poloni janë quajtur në media, fund prilli i këtij viti kur do të organizohet samiti ekonomik në Varshavë si edhe pelegrinazhet me rastin e pashkëve në vendin e mirë Tçenshtohau. Gjithashtu edhe takimi i mijëra të rinjve nga Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara në fillim të majit në marshin e përvitshëm të mbijetuarve Aushvitc, parashihet si një datë e përshtatshme për terroristët.

  • Data 03.04.2004
  • Autor Bernd Musch-Borowska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHl
  • Data 03.04.2004
  • Autor Bernd Musch-Borowska
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArHl