1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Qeveria Berlusconi thyen rekordin në Italinë e pasluftës për qeverisje afatgjatë.

Jörg Seisselberg5 Maj 2004

Triumf pernsonal i Berlusconit

https://p.dw.com/p/ArHN
Fotografi: AP

Me 1060 ditë në pushtet qeveria e kryeministrit Berlusconi thyen sot rekordin për qeverisjen më të gjatë të kohës së pasluftes në Itali. Berlusconi ia kaloi keshtu Bettino Kraksit të akuzuar për përzierje në afera korrupsioni, koalicioni i të cilit qeverisi nga viti 1983 deri 1986.
Të festosh rekorde mendojnë italianët sjell fatkeqesi, Kështu Silvio Berlusconi feston sot në heshtje dhe pohon se kjo nuk ishte e gjitha.

"Besoj, thotë Berlusconi, se mund të garantoj, se partia ime Forza Italia me mua në krye do të vazhdojë të qeverisë edhe për disa vite të tjera. Në do të vazhdojmë të bëjmë ndryshimet që i duhen vendit, përsa të jetë e nevojshme. Ne nuk do ta lëmë punën përgjysem."

Edhe pse kundershtaret e tij mund ta kuptojnë ketë si kercenim, rekordi është një triumf personal për kryeministrin e diskutueshem. Me 1060 ditë në pushtet ai i ka kaluar të gjithë kryeminsitrat e kohes së pasluftes dhe i ka dhuruar Italisë atë që ishte për të e rrallë, stabilitetin politik.
"Krejt e kunderta e tendences së 50 vjeteve të fundit në Itali, ku ka patur 56 qeveri, ne jemi për vazhdimësi dhe kredibilitet. Për shkak të fitores sonë të sigurtë në zgjedhje kemi shansin dhe obligimin të punojmë pesë vjet të tjere."
Dita e rekordit për Berlusconin, i cili qëndron në Francë erresohet nga vlerat e keqija të anketimeve. Presidenti është i preokupuar sepse zhvillimi i premtuar ekonomik nuk po vjen, italianet kanë gjithnjë e më pak në kulete dhe varferia po behet gjithnjë e me teper një problem i shtresave të mesme. Nën presion të madh qeveria është edhe për shkak të pjesemarrjes në konfliktin e Irakut. Por Berlusconi e refuzon të tërhiqet, kalon në vend të kesaj në ofensivë dhe i bën apel krenarisë kombetare të italianëve.
"Kemi nderin dhe jemi krenarë, të jemi vendi i tretë pas SHBA, Britanise së madhe, që ka njerëzit e vet në Irak dhe që kontribuon për mbylljen e plagëve në kuader të një misioni paqësor, një misioni humanitar ndihmës."
Qeveria Berlusconi fiton pikë me një bilanc pozitiv të tregut të punës. Megjithë krizën ekonomike as 9% e njerezve në Itali nuk janë pa punë, kaq nuk kanë qenë as që prej 12 vjetesh. Arsyeja kryesore: Berlusconi e ka bërë shumë fleksibel tregun e punës.
Turbullira ka shkaktuar kryeministri në 3 vitet e fundit në rradhë të parë me çështjet e tij personale. I akuzuar për fallsifikim të bilancit dhe mospagim të taksave me ndihmën e shumicës në qeveri ai ka ndryshuar pjesë të sistemit juridik duke penguar denimin e tij. Që prej mesit të muajit të kaluar kryeministri ndodhet serish para gjyqit, kesaj rradhe për blerje të gjykatesve.
Por në vend kjo nuk luan ndonje rol, italianet janë të lodhur me debatin publik për veshtirësite juridike të kryeministrit të tyre. Edhe opozita ka reaguar ndaj kesaj. Në fushatën për zgjedhjet evropiane problemet juridike të Berlusconit nuk do të luajnë më rol. Me shumë mosmbajtja e premtimit për zgjedhjet. Berlusconi kishte premtuar, se për 100 ditë do të zgjidhte problemin, që si kryetar qeverie është edhe pronar i tre stacioneve televizive komerciale. Nderkohe kanë kaluar 1000 ditë ligji i planifikuar për ndarjen e pushtetit politik nga ai ekonomik ndodhet akoma në parlament. Ne vend të kesaj Berlusconi ka nenshkruar ligjin për mediet. Kanali i Berlusconit Rete 4 lejohet të transmetojë megjithë kundershtimin e gjykates kushtetuese.