Paga minimale është prej kohësh realitet në vendet e Bashkimit evropian | Evropa | DW | 25.08.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Paga minimale është prej kohësh realitet në vendet e Bashkimit evropian

Për shumë vëzhgues është tema e fundit që pushtoi opinionin gjerman. Paga minimale. Shefi i partisë qeverisëse në Gjermani Franz Münterfering e hapi këtë debat. Menjëherë reaguan me protestë punëdhënësit dhe sindikatat gjermane. Një pagë e tillë do ti jepte goditjen vdekjeprurëse ekonomisë gjermane. Paga minimale, kufiri i së cilës të jetë i vendosur nga shteti, nuk ka në Gjermani, ndërkohë që kjo është normale në mjaft vende të Bashkimit evropian


Për shumë vende të Bashkimit evropian, debati i tanishëm në Gjermani lidhur me futjen e pagës minimale të lejuar, nuk është i kuptueshëm. Pasi 18 nga 25 anëtarët e Bashkimit evropian e kanë këtë rregull. Me këtë është i vendosur një kufi ligjor, se sa duhet të jetë paga më e ulët që merr një punëtor. Në mënyrën veçse se si është rregulluar kjo, ka ndryshime të dukshme.
Së pari ndryshimet e natyrshme mes vendeve të mëparshme të Bashkimit evropian dhe anëtarëve të rinj, sidomos ata lindorë. Kështu në Letoni paga më e ulët e lejuar arrin kufirin e 121 eurove në muaj, ndërkohë që pagën minimale më të lartë e ka Luksemburgu: Aty paga më e ulët e lejuar kap kufirin e 1400 eurove në muaj.
Këto ndryshime dramatike sheshohen disi, po të konvertosh këto shifra në fuqinë blerëse të vendeve të përmendura. Ndërsa ne grupin e vendeve perëndimore të industrializuara dhe të krahasueshme me Gjermaninë, paga minimale e lejuar qëndron në kufirin e 1000 deri në 1400 eurove ne muaj.

Ajo që vlen të theksohet është se edhe anglezët, të cilët lëvdohen me stabilitetin në tregun e punës kanë futur prej kohësh pagën minimale. Vetëm Italia dhe Gjermania nuk e kanë këtë rregull. Statistikat tregojnë se të ardhurat minimale në pesë vitet e fundit janë ngritur në mënyrë të dukshme nga 10 deri në 40% madje. Në Francë për shembull paga minimale u rrit me 13%. Në këtë vend debati mbi kufirin maksimal të këtyre pagave është i vazhdueshëm.
Edhe fakti se kur vihen në përdorim rregulloret mbi pagën minimale të lejuar ndryshon nga vendi në vend. Në Spanjë, Angli, dhe Hollandë preken nga kjo rregullore vetëm 4% e punëtorëve. Të gjithë të tjerët paguhen në varësi nga tregu apo kontratat e punës paguhen më mirë. Në France përkundrazi janë 14% e punëmarrësve ata që paguhen sipas rregullave të pagës minimale, kjo do të thotë që çdo i teti francez preket nga këto rregulla.
Në shkallë evropiane numri i grave që marrin një pagë të tillë është më i lartë se sa ai i burrave. E rëndësishme është gjjithashtu të vërehet relacioni mes pagës minimale dhe të ardhurës mesatare. Ndryshimet këtu janë mëdha. Anglezët me pagë minimale duhet të mbeten të kënaqur me 30% më pak të pagës mesatare të punonjësve, ndërsa në Hollandë, Luxemburg, Irlandë 40 deri në 50% të pagës mesatare paguhen si pagë minimale.
Në rast se në Gjermani do të vendosej për pagën minimale atëherë limiti i saj duhet të ngrihej lart, po qe se kritikët e reformave sociale do ti kursenin punëmarrësve kohë të vështira. Në një rregullore tashmë të vendosur thuhet se punonjësit e papunë duhet të pranojnë një punë edhe kur rroga e paraparë qëndron 30% nën pagën e vendosur me tarifë. Kjp do të thotë që një punonjës zanatçi nuk do të përfitonte nga paga minimale. Ajo mund të ndihmojë vetëm ata që qëndrojnë në fund të diagramës së pagesave.

  • Data 25.08.2004
  • Autor Barbara Vesel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGY
  • Data 25.08.2004
  • Autor Barbara Vesel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArGY