Në çështjen e Brexit kuptohen mirë të gjithë, si Perëndimi ashtu edhe Lindja e BE.
Në Poloni, 75 përqind e qytetarëve duan të qëndrojnë në BE. Katër nga 5 hungarezë në Hungari, janë të bindur, se anëtarësia sjell më shumë avantazhe se disavatanzhe. Edhe mes çekëve më euroskeptikë, dyfish më shumë duan që të qëndrojnë në BE. Por, shumica e europianolindorëve kanë parasysh një Bashkim tjetër Europian, ndryshe nga ai që mendojnë francezët, gjermanët, spanjollët apo italianët.