Kampionati Evropian i Basketbollit për vitin 2015 në katër shtete | 1914 - Lufta e I Botërore | DW | 24.01.2011
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

1914 - Lufta e I Botërore

Kampionati Evropian i Basketbollit për vitin 2015 në katër shtete

Kampionati Evropian në basketboll për vitin 2015 do të vijë më një koncept të ri: Katër shtete do të jenë organizatore. Synimi është rritja e publicitetit.

default

Pamje simbolike

Kampionati Evropian i Basketbollit i vitit 2015, për realizimin e të cilit do të aplikojë Federata Gjermane e Basketbollit (DBB) dhe ajo e Francës do të sjellë një risi: Për herë të parë ai do të zhvillohet në katër vende. Bordit Qendror Evropian do t'i afrohet një koncept marketingu, i cili do të përfshijë edhe Holandën e Belgjikën. Edhe organizimi i Kampionatit Evropian në dy vende (Gjermani e Francë, që ka marrë ndërkohë mirëpritet nga bordi, do të ishte një risi në historinë e basketbollit.

Koncepti i ri synon përmirësimin e marketingut

Ideja bazë në konceptin e realizimit të Kampionatit Evropian në katër vende janë mundësitë më të mira për publicitet e marketing. Në çdo vend do të luajë një grup me nga gjashtë skuadra për raundin e kualifikimit, këtu bën pjesë edhe skuadra e vendit mikpritës. Sipas përvojës së deritanishme të kampionateve në basketboll, zakonisht ndeshjet në grupe zhvillohen pa pjesëmarrjen e skuadrës së vendit mikpritës.

Enttäuschter Nowitzki nach verlorenem EM-Finale

Basketbollisti i njohur gjerman i Dallasit Dirk Nowitzki pas një ndeshjeje të humbur me Greqinë në 2005-n

Vetëm ndeshjet eliminatore do të zhvillohen në Francë dhe Gjermani, ndërkohë që gjysmëfinalja dhe ndeshja finale do të zhvillohen në një nga sallat gjermane të sportit.

Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Gjermane të Basketbollit, Wolfgang Brenscheidt e vlerëson konceptin e ri: "Zgjidhja me katër shtete do t'i paraqitet Bordit Qendror në fund të janarit. Tek ky Kampionat Evropian duam të hapim shtigje të reja. Megjithëse ende nuk dihet nëse propozimi do të gjejë mbështetje, fakti që kampionati do të organizohet nga Gjermania dhe Franca shihet me sy mjaft të mirë."

AG/Arapi

Redaktoi: Vilma Filaj-Ballvora

  • Data 24.01.2011
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/101jV
  • Data 24.01.2011
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/101jV