1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Zgjedhjet për parlamentin evropian në Hollandë

Christopher Plass11 Qershor 2004

Rezultati i zgjedhjeve evropiane i shpallur parakohe në Hollandë mund të ketë pasoja.

https://p.dw.com/p/ArH6

Krahas Britanisë së Madhe edhe Hollanda votoi dje për parlamentin evropian. Dhe të gjitha apelet e komisionit të BE-së në Bruksel për ta publikuar rezultatin të dielën, kur të kenë votuar edhe vendet e tjera qenë të kota: pak pas mbylljes së lokaleve zgjedhore në Hollandë u publikuan shifrat dhe u bë e ditur se kristiandemokratët dolën franksioni më i fuqishem me 24,4%, para socialdemokrateve që arriten 23,6%. Të dy partitë marrin nga 7 të gjithsej 27 vendeve të Hollandes në parlament. Një sukses të madh arriti një parti me një deputet të njohur rebel në parlamentin evropian.
Fituesi i madh i ditës së zgjedhjeve në Hollandë është njëri, i cili e njeh Evropën përmendesh. Ai quhet Paul van Buitenen. 1999 ai e mesoi komisionin e atëhershem evropian të ketë frikë, kur zbuloi korrupsionin e një nëpunësi të BE. Në fund komisioni nën drejtimin e presidentit Zhak Santer e pa veten të detyruar të japë doreheqjen. Dhe hollandezet siç duket nuk e kanë harruar këtë. Grupimi i tij "Evropa Transparant" hyri me të parën në parlamentin Evropian, pothuajse kudo në vend parlamentari i ri rebel 46 vjecar arriti rezultate të mira. Partia e tij mund të fitojë 7% të votave, që janë dy nga 27 mandate. Dhe në komentet e para thuhet se me van Buitenen parlamenti fiton një medalje të rendesishme dhe komisioni evropian një kontrollor më se kritik. Ai vete thotë

"Unë kam thënë gjithnjë: Ai që është kunder Evropës ai duhet të zgjedhë të djathtët. Unë jam për Evropën, por ajo që ndodh momentalisht në BE qytetaret e tij nuk e kanë merituar."

Dje kristiandemokratet në koalicionin qeveritar hollandez munden të fitonin me zor 25% të votave, por partneret në koalicion u rrëzuan liberalet arriten në 13 dhe centristet në 4%.
Kështu opozita e majtë bëri një hap përpara në Hollandë. Ndersa kristiandemokratet në krahasim me zgjedhjet evropiane para 5 vjetesh humben 2,6 pikë partia socialdemorkate punëtore shtoi 3,5% të pikëve. Tani ajo ka 24%. Kështu që edhe kristiandemorkatet dhe socialdemokratet kanë nga 7 mandate.
Por opozita nuk e arriti fitoren e shpresuar.
Për Hollanden është e kenaqshme pjesemarrja në zgjedhje. Në zgjedhjet e fundit 1999 shkuan në votime vetem 30%. Tani kuota ishte 38%, që u cilësua sukses për Evropën. Hollandezet janë në këtë pikë shumë më poshte se mesatarja evropiane.
Ndermjet Hollandes dhe komisionit evropian ka patur që në fillim diskutime. Sepse komisioni kerkon nga shtetet anetare që rezultatet perfunditare të publikohen jo para së dielës, kur të kënë votuar të gjitha 25 shtetet. Por pak pas mbylljes së lokaleve zgjedhore u publikuan rezultatet e para zyratre.
Hollandezet justifikohen se rezultatet janë shpallur nga komuna në komunë dhe nuk është dhënë rezultati perfundimtar. Por rezutalti paraprak është dhënë. Këtë komisioni i BE-së mund ta konsiderojë si influencim të zgjedhjeve në vendet e tjera dhe kercenon hollandezet me padi.