Vazhdojnë hetimet për rastin e vrasjes së dy serbëve në Kosovë | FOKUS | DW | 29.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Vazhdojnë hetimet për rastin e vrasjes së dy serbëve në Kosovë

Policia ndërkombëtare në Kosovë, tha sot, se vrasja e dy të rinjve serb në afërsi të Shtërpcës, është incident tragjik dhe i izoluar. Ata thonë se, hetimet e deritashme nuk e ndërlidhin vrasjen me ndonjë akt terrorist të drejtuar kundër pakicës serbe. Policia, ka shtuar pikat e kontrollit në mbarë teritorin e Kosovës, sidomos nëpër vendbanimet serbe.

Krerët e policisë ndërkombëtare në Kosovë, vrasjen e dy të rinjëve serb dhe plagosjen e dy të tjerëve e kanë cilësuar si një incident tragjik, mirëpo, të izoluar. Komisioneri i policisë ndërkombëtare në Kosovë, Kai Viturp, tha në një konferencë për media se, kjo vrasje nuk ka të bëjë me ndonjë aktivitet terrorrist dhe në këtë mënyrë, Kai Viturp, hedhi poshtë pohimet e kryeministerit serb, Vojisllav Koshtunia, se vrasja e dy të rinjëve serb ka të bëjë me fillimin e akteve terrorriste të shqiptarëve ndaj pakicës serbe. Kreu i policisë ndërkombëtare në Kosovë, Kai Viturp,ka deklaruar:policia e konsideron këtë incident, rast tragjik dhe të izoluar. Dua të paralajmëroj ata që kanë dalë me konkluzionet se ky është hapi i parë për sulme terroriste kundër minoriteteve, se bazuar në hetimet e deritashme nuk ka asgjë, po e them asgjë, që në çfarëdo mënyre do të justifikonte konkluzionet e tilla tha, Kai Vitrup. Ai tha se, konkluzionet e policisë bazohen në faktet e mbledhura e jo në spekulime.Vitrup tha :"Konkluzionet e mija janë ndryshe dhe të bazuara në faktet që i kemi deri tash. Ne nuk i bazojmë përfundimet tona në spekulime dhe përshtatshmëri politike tha Kai Vitup, duke shtuar se të dhënat e policisë në Kosovë tregojnë se liria e lëvizjes për pakicat ka shënuar rritje sidomos gjatë muajve të fundit. Sidoqoftë, hetimet e policisë për zbardhjen e këtij rasti akoma janë të cunguara. Ajo që dihet deri tash, gjithnjë sipas policisë është se vrasja është kryer nga një veturë në lëvizje. Dyshohet për një veturë të tipit Mercedes, brenda së cilët ishin tre persona. Mirëpo, këto dyshime akoma nuk janë të sigurta dhe për më shumë askush nuk është arrestuar. Policia në Kosovë, ndërkaq, ka shtuar patrullimet e saja në tërë vendin sidomos në lokalitet e banuara më shumicë serbe. I gjithë ky operacion në vendbanimet serbe është ndërmarrë thonë zyrtarë të policisë për të larguar frikën në radhët e komunitetit serb pas vrasjes së djeshme. Sidoqoftë, vrasja e dy të rinjëve serb dhe plagosja e dy të tjerëve vazhdon të dënohet më tonët më të ashpra nga udhëheqës të institucioneve të Kosovës e lider të subjekteve politike. E përbashkëta e gjith këtyre reagimeve është ajo që, kërkohet nga organet e rendit afikasitet e shtuar, të kapën autorët e vrasjes në mënyrë që të mos lihet hapësirë për spekulime nga qarqe të caktuara që këtë rast ta perdorin për qëllime të veta të natyrave të ndryshme.
  • Data 29.08.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqj0
  • Data 29.08.2005
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqj0