1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Temat e shtypit gjerman: Ligji për grumbullimet publike dhe marrëdhënia mes Kinës dhe Tajvanit

9 Mars 2005

Ndër temat kryesore të shtypit gjerman përmendim ndalimin e marshit të nazistëve më 8 Maj, ky në kuadër të ligjit të ri për të drejtën e grumbullimeve publike. Nga temat ndërkombëtare, shtypi i kushton vëmendje marrëdhënies mes Kinës dhe Tajvanit

https://p.dw.com/p/ArwP

Gazeta "Frankfurter Allgemeine Zeitung" lidhur me të drejtën e grumbullimeve publike shkruan se vetëm një vështrim shkarazi ndaj zbatimit juridik të Karlsruhes, të thotë se një demonstratë do të mund të ndalohej po qe se ekstremistët e djathtë do të ndërrmernin një marsh, i cili do të përbënte një provokim të rëndë ndaj një dite të veçantë përkujtimore për padrejtësitë e nacionalsocializmit dhe holokaustit.
Fakti që ndaj ekstremistëve të djathtë duhet të vendosen masa të rrepta nga shteti i së drejtës dhe pikërisht për këtë kufizime të tjera ligjore të lirisë më shumë dëmtojnë, do të duhej të kuptohej edhe nga bota e jashtme, aq shpesh e cituar. Jo më kot Gjykata Kushtetuese ka theksuar lidhur me demonstratat e partisë ekstremiste NPD, se kushtetuta krijon siguri juridike të shtetit të së drejtës, mungesa e të cilave ishte karakteristikë e regjimit antinjerëzor të nacionalsocializmit.

Ndërsa gazeta "Lübecker Nachrichten" lidhur me ligjin për grumbullime publike shkruan se NPD dhe të tjerët janë shumë të zgjuar që të ndëshkojnë veten duke shkuar drejt thikës së mprehur. Duhet të na bjerë ndër mend se përmes ligjit të ri ata do t'i planifikojnë marshet dhe fjalimet e tyre plot urrejtje me më shumë dredhi dhe inteligjencë. Më shumë ekziston rreziku i një indiference tek politikanët dhe populli, kjo sipas motos: Shpata e ligjit do të veprojë pa pengesa. Por ajo që kemi më shumë nevojë
është një opinion vigjilent dhe ofensiv, i cili nuk merret me ekstremizmin e djathtë vetëm me raste.

"Shtuttgarter Nachrichten" për të drejtën e grumbullimit dhe NPD vëren se SPD dhe Unioni janë të një mendimi, gjë kjo e rrallë. Kur bëhet fjalë për mbrojtje ndaj tendencave neonaziste funksionon gadishmëria për bashkim tek
demokratët. Me rëndësi është rezulatati i rregullit të ri: Në 8 Maj nuk do të shohim pamje të marshit të ekstremistëve të djathtë farë pranë monumentit të Holokaustit, edhe në të ardhmen kjo nuk është me e përfytyrueshme. Qysh këtë të premte do të miratohet ky ligj. Diskutimi mbi të ka qenë torturues, por rezultati inkurajues. Askush nuk mund të frikësohet më se në ditën e fundit të luftës skena do të zotërohet pikërisht nga nazistët.

Ndërrojmë temë:
Gazeta e njohur gjermane "Süddeutsche Zeitung" lidhur me problematikën Kinë-Tajvan shkruan: Përçarja e një vendi është për të ardhur keq. Një ribashkim i detyruar nga forca e armëve do të ishte një tragjedi. Kërcënime për luftë dhe ndërrmarrje vetmitare janë rrugë e gabuar. Për këtë është e rrezikshme, që kryeministri i Tajvanit në një reagim të parë ndaj ligjit nga Pekini ka nxitur më shumë se sa duhet ndryshimet kushtetuese. Dialogu, hapa mirëkuptimi dhe durimi janë kërkesat e kohës. Një ligj i ri në Republikën Popullore ndoshta mund të legalizojë një sulm ndaj Tajvanit, por ai kurrë nuk do të ishte legjitim. Dhe ai do të ishte gjëja e fundit për të cilën do të kishte nevojë bota.

Gazeta "Kölner Stadt-Anzeiger" ndër të tjera në komentin e saj thekson se megjithë retorikën Kina nuk ka asnjë interes për një zgjidhje ushtarake të problemit Tajvan. Pekini do të luftonte kështu një nga partnerët e tij më të rëndësishëm tregtar dhe investues. Firmat tajvaneze janë të angazhuara me më shumë se 40 miliardë dollarë në Republikën Popullore kineze. Lufta do të thotë fund i hovit kinez, madje edhe i monopolit të pushtetit të partisë komuniste. Kërcënimet e Pekinit kanë vetëm rezultatin e distancimit edhe më të madh të tajvanezëve.

Ndërsa artikullshkruesi i gazetës "Nordsee Zeitung" vëren se tajvanezët ndodhen një situatë tejet të vështirë. Si duhet reagojnë ata ndaj kërcënimeve? Kryeministri Frank Hsieh përpiqet të demonstrojë forcë veprimi, me atë se mbështet një ndryshim kushtetues. Por ky do të interpretohej nga Pekini si një deklarim për pavarësi. Pasoja do të ishte fillimi i luftës. Alternativa e tajvanezëve do të ishte ajo që të presin, deri sa Kina të arrijë në konkluzionin se të gjitha përpjekjet për një ribashkim janë ezaururuar. Banorët e ishullit do të kishin fituar me këtë më shumë kohë, por do të ndodheshin para arbitraritetit të pushtetarëve në Pekin.