Shumica e kroatëve kundër anëtarësimit në BE | Evropa | DW | 18.07.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Shumica e kroatëve kundër anëtarësimit në BE

Deri përpara 3 vjetësh ishte i madh entuziazmi i kroatëve për BE-në. 70 deri në 80% e kroatëve preferonin anëtarësimin e vendit të tyre në këtë bllok. Ndërsa tani janë vetëm 43% pro anëtarësimit

Pamje nga Zagrebi

Pamje nga Zagrebi

Qysh prej 36 vjetësh firma ESK prodhon kaloriferë: fillimisht ajo e ka nisur prodhimin në kohën e Titos, ndërsa sot ajo vazhdon në Kroaci dhe ndoshta së shpejti edhe në BE. Sipas vullnetit të qeverisë kroate vendi duhet të anëtarësohet brenda tre vjetëve në BE. Kjo do të ndryshonte shumë gjëra edhe për firmën ESK.

Në këtë ndërmarrje të vogël punojnë ndërkohë gjashtë vetë. Kaloriferët që prodhohen këtu montohen kryesisht nëpër vagona trenash dhe në automjete të posaçme. Pronari Shtjepan Kuniç thotë, se ESK s´mund të prodhojë në seri të mëdha, sepse për këtë atij i mungojnë investimet e nevojshme. Ashtu si shumë bashkëatdhetarë të tjerë as ai nuk e di se çfarë e pret, kur Kroacia të antarësohet në BE: "Nga njëra anë kam frikë prej konkurrencës së prodhuesve evropianë. Ata kanë kushte shumë më të mira se ne, nga ana tjetër tregu është më i madh. Ne p.sh. punojmë qysh prej viteh pa ndërprerje për hekurudhat sllovene, ashtu siç kemi bërë edhe në kohën e Jugosllavisë."

Sllovenia, vendi fqinjë, është anëtare e BE-së qysh prej dy vjetësh. Në fillim të vitit të ardhshëm në Slloveni do të hidhet euro në qarkullim. Por ndërmarrja e vogël kroate ESK i ka mbijetuar edhe zhvillimeve të një lloji krejt tjetër. Kuniç kujton: "Me copëzimin e Jugosllavisë ndërmarrja jonë ka humbur një treg të madh. Ne na u desh që të përqëndrohemi kryesisht në tregun kroat dhe kështu jemi specializuar dhe kemi zgjeruar edhe ofertën tonë."

Kjo s´ishte fort komode, por ia vlejti më vonë. Kuniç ndërkohë kaloriferët e tij i shet edhe në Gjermani e Austri. Copëzimi i Jugosllavisë i ka sjellë atij avantazhe, ashtu si edhe futja gradualisht e standardeve të BE-së. Në dogana disa gjëra janë lehtësuar dhe organizimi i transportit tani funksionon më mirë.

Por vetëm pak kroatë i shohin në këtë mënyrë planet për antarësimin e vendit në BE. Shkaku është politika e dobët e informimit thotë poliotologia nga Zagrebi, Marjana Grbesha: "Ndërkohë opinioni publik karakterizohet prej fjalëve lart e poshtë dhe mungesës së informacionit të saktë lidhur me BE-në."

Deri në vitin 2003 70 deri në 80% e kroatëve preferonin antarësimin e vendit në BE. Por entuziazmi pësoi goditje përpara një viti, kur Brukseli shtyu hapjen e negociatave për antarësim, duke insistuar në ekstradimin në Hagë të të akuzuarit për krime lufte Ante Gotovina.

16 vjeçari Dominik p.sh. nuk e preferon anëtarësimin në BE: "Shumë mallra do të shtrenjtohen. Përveç kësaj me anëtarësimin ne do të humbasim mëvetësinë. Vazhdimisht do të jetë dikush që të na thotë se ç´duhet të bëjmë."

Në të kundërt Nena, një librashitëse 35 vjeçare, është indiferente dhe për të është njëlloj si me ose pa anëtarësimin e Kroacisë në BE: "Për mua kjo s´ka rëndësi."

Ndërkohë rreth 43% e kroatëve janë për antarësimin, 49%, pra shumë më tepër janë kundër. Kryeministri kroat Ivo Sanader thotë, se kjo nuk e shqetëson atë aspak. Ai nuk do që t´u sqarojë çdo hap kroatëve dhe thotë, se është normale që qeveria është gjithnjë një hap përpara popullsisë. Edhe Sanader është për referendum për anëtarësimin në BE dhe e di, se deri atëherë do të duhet një informim më i mirë. Në Zagreb së shpejti do të hapet një zyrë informacioni e Komisionit të BE-së.

  • Data 18.07.2006
  • Autor Gervald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAc
  • Data 18.07.2006
  • Autor Gervald Herter
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArAc