Shtypi gjerman i së hënës për bisedimet në Vjenë | Studimi në Gjermani | DW | 20.02.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi gjerman i së hënës për bisedimet në Vjenë

E përditshmja nga Mynihu, Sueddeutssche Zeitung, i kushton Kosovës editorialin, tageszeitung kritikon pozicionin e paqartë të BE-së, Der Spiegel portreton Ahtisaarin

default

"Gjithçka është e mundshme në Kosovë," fillon shkrimin Marc Hoch "Për shkak të saj Serbia mund të zhytej në një krizë të thellë në politikën e brendshme ose shqiptarët mund të fillojnë një luftë të re partizane. ... Është në diskutim siguria e të gjithë rajonit, që varet vetëm nga një pyetje: A duhet të bëhet shtet i mëvetësishëm krahina, ku 90 për qind e popullsisë janë shqiptarë, apo do të mbetet edhe në të ardhmen në dorë të Serbisë? (...) "Në aspektin e të drejtave të njeriut dhe atë kulturor, dëshira e shqiptarëve të Kosovës për pavarësi është e vetëkuptueshme," thuhet më tej në artikull. "E megjithatë mes dëshirës dhe shanseve faktike vazhdon të jetë një hendek i madh. ... Pikërisht në Ballkan ku kufijtë etnikë dhe shtetërorë pothuajse nuk përputhen në asnjë rast, ekziston rreziku, që njohja e një shteti të ri, të ngjallë dëshira të reja, tek ato pakica që mund ta kuptonin këtë si sinjal. ... Përveç kësaj, shqiptarët e Kosovës duhet të krijojnë fillimisht kushtet e përshtatshme për shtetin multietnik." (...) "E tëra dëshmon për faktin që në fund do të kemi një pavarësi me këste.... Si mjet joshës do t'i valëvitet si Seribsë ashtu edhe Kosovës anëtarëasimi në Bashkimin Evropian – në një ditë të largët, kur në Ballkan do të jetë thyer përfundimisht forca e nacionalizmit," – përfundon Marc Hoch në artikullin kryesor të botuar në të përditshmen gjermane SZZ.

"Mirëserdhët në Solani" – quhet komenti i korrespondentit të lirë për Evropën Juglindore, Markus Bickel, botuar në gazetën berlineze, "tageszeitung". Komentatori ka vënë re, se ndërsa Shtetet e Bashkuara të Ameikës edhe këtë radhë e kanë shumë të qartë pozitën e tyre pro pavarësisë së Kosovës, Bashkimi Evropian është i lëkundur. "E megjithatë, strategët e Brukselit për Ballkanin, që normalisht janë shumë pak të interesuar për statuse, do të jenë aq të kujdesshëm, që në festën e pavarësisë të mos mungojë flamuri i Bashkimit Evropian," - konkludon atikullshkruesi.

Në një analizë të posaçme, revista e përjavshme gjermane "Der Spiegel" kujton suksesin më të fundit të kryenegociatorit Martti Ahtisaari, kur në emër të Bashkimit Evropian në vitin 1999 do të negocionte në Beograd mbi tërheqjen e trupave serbe nga Kosova dhe përfundimin e sulmeve në Nato-s mbi Jugosllavi. "Gati legjendare është vendosmëria, me të cilën Ahtisaari e detyroi pushtetarin serb Sllobaodan Millosheviç ta pranonte tërheqjen. Sundimtari i Beogradit reagoi ndaj ofertës së paqes, që i bëri perëndimi së bashku me Rusinë, fillimsht me heshtjen e një të shokuari. "A mund të ndryshojmë diçka në këto kushte?"- pat pyetur dhespoti si përfundim. Ahtisaari do të tundte kokën në shenjë mohuese – pa fjalë të tepërta, pa shpjegime të mëdha. Sinjali i finlandezit të vendosur ishte i qartë dhe tipik për stilin negociues të tij. Gazetat perëndimore më vonë do ta quanin atë "yllin e ri të Evropës", kujton Der Spiegel për të shtruar më pas pyetjen: A do të jetë në gjendje ish-mësuesi që të shënojë edhe një triumf tjetër diplomatik? Ahtisaari vetë është i qetë: "E çfarë kam për të humbur?" – i thotë ai duke buzëqeshur, "Kur ke pasur sukses më parë në një situatë të ngjashme, atëherë të gjithë janë të bindur që përsëri do të kesh sukses", - thotë Ahtisaari në një intervistë ekskluzive. "Dhe me sa duket, këtë e beson edhe Ahtisaari," – përfundon analiza në Der Spiegel.

  • Data 20.02.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrH
  • Data 20.02.2006
  • Autor Anila Shuka
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArrH