1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shqetësim për atraktivitetin e BE-se në Ballkan

Martin Wagner8 Qershor 2005

Ministri i jashtem gjerman Fisher pas takimit me keshilltarin e Bushit për çështje të sigurisë

https://p.dw.com/p/ArP2
Joshka Fisher ne Uashington
Joshka Fisher ne UashingtonFotografi: AP

Pas referendumeve negative për kushtetutën evropiane, SHBA-të janë të shqetesuar për pasojat e mundshme mbi gjendjen në Ballkan. Pas jo-së së francezeve dhe të hollandezeve ekziston frika, se atraktiviteti i BE-së mund të bjere, përmes të cilit do të ishte krijuar stabilitet në Ballkan, tha ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher, pas takimit me keshilltarin amerikan për çeshtje të sigurisë, Stephen Hadley në Uashington. Në biseden që zgjati rreth 45 minuta Fisher dhe Hadley diskutuan për gjendjen e bisedimeve ndermjet trios evropiane Gjermanisë, Francës, Britanisë së madhe dhe Iranit lidhur me programin e diskutueshëm nuklear. Ministri, i cili qëndron prej të henës në Uashington, përpiqet edhe për një vend të përhershem të Gjermanisë në KS të OKB-së. Ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher përpiqet të sqarojë Uashingtonin. Pasi kushtetuta evropiane u refuzua dy here në France dhe në Hollande në kryeqytetin amerikan duan të dinë, se si do të shkojnë punët me Evropën dhe kjo ndiqet me shqetesim. Këtë konstatoi ministri i jashtem gjerman Joshka Fisher ne bisede me këshilltarin nacional për çështje të sigurisë Hadley.
"Shqetesimi është i madh se atraktiviteti i BE, i cili krijon stabilitet në Ballkan mund të bjere. Edhe në çështjen e Turqisë të gjitha konsekuencat e stabilitetit që mund të kete kjo. Unë munda të garantoj se zhvillimi i BE-së nuk mund të ndalet."Kosova ndodhet para një viti vendimtar, tha Fisher dhe në Serbi po ka zhvillime pozitive. Tema të tjera në bisede me keshilltarin e sigurisë Stephen Hadley ishin Lindja e Mesme dhe e Afert, politika ndaj Iranit dhe reforma e OKB-së. Qeveria gjermane përpiqet në këtë kontekst për një vend të perhershem në KS, por kjo çeshtje nuk u shtrua shumë konkretisht për diskutim."Kemi folur në përgjithesi por sigurisht edhe për reformën në KS. Eshtë thelbi i reformës dhe ketu duhet bere perseri punë."
Në përgjithësi Fisheri u tregua i kënaqur, edhe me marrëdhëniet transatlantike, të cilat i cilësoi si të mira."Ne ndodhemi para një sfide të përbashket. Ne kemi nevojë për aleancen transatlantike me një Evropë të fortë. Amerika ka interesa për procesin e integrimit evropian, nqs i kalkulon esell dhe në menyre racionale interesat e saj. Një Bashkim i fortë Evropian është në interes të Amerikës."
Fakti që në Gjermani në vjeshtë do të zhvillohen zgjedhjet nuk luajti ndonjë rol në takim."Jo kjo nuk ishte teme. Mendoj se zhvillimi evropian ishte prioritar. Dhe ceshtjet në Gjermani do t´i sqarojnë në politikën e brendshme. Për këtë mos u shqetesoni."Fisher pas takimeve në kongres në perfundim të vizitës do të takojë ministren e jashtme të SHBA Kondoleza Rice.