1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Që diçka nuk është në rregull dëshmohet nga urdhri për tërheqjen e trupave nga Bosnja

1 Nëntor 2006

Deklarata e ministrit gjerman të mbrotjes Franz Josef Jung për fillimin e planifikimit të tërheqjes së trupave gjermane nga Bosnja ka shkaktuar shumë reagime. Kancelarja Angela Merkel ka reaguar duke kundërshtuar. Në vijim për këtë shprehen reagimet e shtypit

https://p.dw.com/p/ArnD
Rekrutë të Bundeswehrit
Rekrutë të BundeswehritFotografi: AP

"Märkische Allgemeine" shkruan:

Afërsia kohore, qe kur u publikuan "pozimet me kocka njerëzish të vdekur" dhe debati për një mbingarkesë të Bundeswehrit ka bërë që një politikan i zgjuar të jetë i përmbajtur, ndërsa trupat t’i sjellë në situate dyshimi. Por natyrisht, që edhe në një gjendje të tillë njeriu ka të drejtë të dyshojë, se ministri i mbrojtjes Jung me vlerësimet e tij ka shprehur qëndrime të drejta për situatën stabile në Bosnjë. Myslimanët, serbët dhe kroatët janë përfaqësuar deri me tani vetëm nga politikanë radikalë, ndërkohë që as nuk shihen trupat policore, të cilat duhet të zëvendësonin forcat ndërkombëtare. Kontigjenti i trupave gjermane në Bosnjë ka shërbyer edhe si rezervë për njësitë në Kosovë, ku për momentin për shkak të bisedimeve mbi statusin, situata eshte e nxehtë.

"Berliner Zeitung" shkruan se:

Jung ka dëshmuar mungesë taktike dhe mungesë të sfondit vlerësues. Në atmosferën e krijuar për fotografitë me ushtarët gjermanë të pozuar me kafka njerëzish të vdekur në Afganistan, për pjesëmarrjen në keqtrajtim të forcave speciale ushtarake dhe për zemërimin me mbingarkesën e Bundeswehrit, ministri i mbrojtjes Franz Josef Jung paralajmëron tërheqjen e trupave nga Bosnja. Pak ditë më parë Jung ka prezantuar Librin e Bardhë për politikën e sigurisë, ku Bundeswehri definohet si ushtri e pjesëmarrjes në misione ndërkombëtare. Numri i ushtarëve të angazhuar në botën e jashtme nuk do të zvogëlohet, por do të rritet edhe më tej. Për partinë e kancelares, CDU-në,nuk dihet qarte se ku dhe çka synohet me politikën e sigurisë.

"Volksstime" shkruan se:

Pozimi me kafka të njerëzve të vdekur në Afganistan i pjestarëve të Bundeswehrit dhe rasti i grindjeve të anijeve luftarake gjermane në Liban me Izraelin e kanë bërë të sipërfaqshëm debatin për pjesëmarrjen e Bundeswehrit në botën e jashtme. Nese kreut më të larte i mungon strategjia e planifikimit politik, si mund të motivohen luftëtaret e thjeshtë? Gjithsesi jo përmes njeriut të CDU-se, ministrit Jung,i cili bën fajtor pararendësin e tij për gjendjen e mjerueshme në ushtri, ish-ministrin socialdemokrat Struck. Pjesëmarrja e trupave gjermane në botën e jashtme në kohën e ministrit Jung ka përjetuar një dinamikë. Bundeswehri ende nuk është tërhequr pa humbje nga Kongo dhe menjëherë Sudani paraqet një synim tjetër. Faktin që diçka nuk është në rregull e dëshmon edhe urdhri për tërheqjen nga Bosnja, që do të thotë se dëmet jo vetëm që nuk mund të kufizohen, por ato vetëm sa po zmadhohen. Me këtë po vihet në loje besushmëria tek ushtarakët gjermanë dhe tek politika paqësore.

Duke komentuar një temë tjetër, atë të marrdhënieve të Turqise me BE-në, "Kieler Nachrichten" shkruan:

Eshtë thirrja e fundit për Turqinë. Nëse Ankaraja nuk lëviz, samiti i BE-së që do të mbahet në dhjetor mund të shtyjë çështjen e fillimit të bisedimeve me Turqinë së paku deri pas zgjedhjeve në Turqi, që parashikohen të mbahen ne vitin 2007. A do të mund të aktivizohen sërish bisedimet pas një ndërprerjeje të tillë, nuk dihet ende. Eshtë diçka që shihet shumë qartë,se procesi i reformave edhe për këtë arsye po ngec, sepse kryeministri Erdogan dëshiron që para zgjedhjeve të sfidojë nacionalistët. Por kush mund të dijë, se pas zgjedhjeve Turqia do të ketë një kryeministër, i cili do të jetë i vendosur të ecë në rrugën e reformave? Ajo që më së paku mund të thuhet eshte se dorëzimin e BE-së Turqia do ta cilësojë si dobësi.