Profesioni : futja në borxhe - Agjencia federale e financave organizon kredi për shtetin | Gjermania | DW | 29.11.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Profesioni : futja në borxhe - Agjencia federale e financave organizon kredi për shtetin

Nuk është e fshehtë. Gjermania çdo vit hyn në borxhe të reja. Sipas të dhënave të fundit të ministrit të financave Hans Eichel shuma këtë vit arrin në 43,5 miliarde euro. Për këtë shifër dhe argumentimin politik janë përgjegjës Eichel dhe ministria e tij. Po kush i merr hua paratë, që i nevojiten Gjermanisë për financimin e saj? Larg prej Berlinit, në veri të metropolit financiar Frankfurt mbi Main, e ka qëndren "Agjensia e financave e Republikës Federale Gjermane GmbH" me rreth 90 punonjës. Ata janë në fakt ata që e fusin kombin në borxhe dhe janë profesionistë të vertetë.

Kryetarët e bashkive të qyteteve gjermane protestojë kundër zhytjes në borxhe

Kryetarët e bashkive të qyteteve gjermane protestojë kundër zhytjes në borxhe

Si bankier me pervojë Gerhard Schleif përpiqet të shmangë emocionet. Por kur drejtuesi i agjensisë së financave të federates degjon fjalët "ju që e fusni në borxhe kombin", atehere e ngre zërin pak sepse një gjë e tillë nuk i pëlqen.
"Jo, ne nuk fusim në borxhe, ne jemi administruesit e borxheve. Ata që marrin borxhe janë në sferën politike, sepse aty merren vendimet për ligjin për buxhetin, kjo gjë vendoset në parlament. Ne vetem kryejmë si të thuash proceset e domosdoshme të tregut. Ne gjejmë paratë, për të cilat është vendosur në parlament që të merren si kredi."
Agjensia e financave u themelua në vitin 2000, pak para hyrjes së euros. Ajo është e organizuar si bankë private. Nga rreth 90 punonjësit vetem 7 kanë nëpunës në shtet. Shumica janë bankiere profesioniste dhe studjues të shkencave natyrore, të cilet janë marrë nga tregu i lirë dhe përfitojnë rroga, siç i kerkon tregu. Ata fitojnë kështu shumë më teper se nepunësit në ministrinë e financave, por ky investim ka leverdi, nqs çdo gjë do të shkojë sipas planit. Sepse me menaxhim të mirë të malit të madh të borxheve të shtetit çdo vit mund të kursehen disa qindra milione dalje të perqindjeve. Gerhard Schleif thotë:

"Ne kemi një detyrë afatshkurtër dhe një detyrë afatgjatë. Kjo është si në buxhetin familjar. Ju shkoni çdo ditë të blini, keni shpenzime. Në një ditë të muajit merrni rrogën. Keshtu është edhe në federatë. Cdo ditë vijnë para dhe dalin para për shpenzimet, që ka vendosur federata. Ata kalojnë nëpër një konto qëndrore në bankën federale dhe këtë konto ne e administrojmë çdo ditë. Ky është bisnesi afatshkurter. Cdo mbremje kontoja ka një saldo, që është nën 100 000 euro, megjithese ne në ditë nganjëhere kemi xhiro prej 18, 20 miliardë euro."

Krahas biznesit të përditshem agjensia e financave menaxhon edhe dhëniet e huave shteterore, për të financuar kreditë afatgjata. Kjo ndodh në bashkepunim me administratën federale të letrave me vlerë, që ndodhet në Bad Homburg aty pranë. Vetem në vitin 2004 bisnesi shtetëror me kredi arrin një volum prej gjithsej 240 miliardë euro.
Për njërezit jo të zanatit duken shuma marramendese me të cilat xhonglon agjensia. Nuk është për t´u çuditur, që ata ruajnë qetesinë edhe kur borxhet e reja të shtetit arrijnë perseri rekorde të reja. Me shumë se 43 miliardë euro do të jenë vetem kete vit. Qytetarit normal ndoshta i hyn tmerri, por jo profesionisteve të borxheve.

"Kjo në fakt nuk është detyra jonë të frikësohemi. Ne i dimë që tani daljet e përqindjeve të tre kater viteve të ardhshem, keshtu që ndermarrin kalkulime jo vetëm në kuadër të planifikimit afatmesëm financiar, por edhe jashte kesaj. Keto janë shifra me të cilat duhet të veprojmë për ditë dhe kete mund ta besh vetem, nqs vepron pa emocione."

Me këte jemi përseri aty, ku ishim në fillim. Por megjithatë pastaj drejtuesi Gerhard Schleif tregon pak emocion. Në konstatimin se agjensia federale e financave punon shume me efektivitet, duke u matur me volumin e xhiros për punonjës.

"Po kështu është. Kjo duhet ditur dhe duhet pranuar dhe kete dhe mund ta pranosh. Sepse i gjithë fondi për të cilin ne flasim ketu, arrin në rreth 850 miliardë euro."

Rreth 850 miliardë euro, kaq është gjithsej barra aktuale e borxheve të federates.

  • Data 29.11.2004
  • Autor Klaus Ulrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5J
  • Data 29.11.2004
  • Autor Klaus Ulrich
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar5J