Pritet me padurim vendimi mbi statusin e Maqedonisë në BE | Politika | DW | 15.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Pritet me padurim vendimi mbi statusin e Maqedonisë në BE

Gjatë takimit të sotëm dhe të nesërm të kryetarëve të shteteve të BE-së në Bruksel, do të vendoset ndër të tjera nëse Maqedonia do të marrë statusin e vendit kandidat për antarësim në BE.

default

Ministrat e shteteve të BE-së nuk arritën të bien dakord mbi statusin e Maqedonisë, sepse qeveria franceze deklaroi se më parë duhen zgjidhur problemet e brendshme të BE-së dhe pastaj duhen marrë vendime mbi zgjerimin e mëtejshëm të tij. Mediat ndërkombëtare shkruajnë ndërkohë: "Maqedonia - Viktima e parë e krizës së buxhetit të BE-së".

Në fakt Komisioni Evropian deklaroi më datën 9 nëntor të muajit të kaluar se Maqedonia ka shënuar përparime të sukseshme në implementimin e marrëveshjes së Ohrit dhe u propozoi kryetarëve dhe shteteve të BE-së, që t´i japin këtij vendi statusin e vendit kandidat për tu antarësuar. Ndërkohë qeveria maqedonase është krenare për rezultatet e arritura deri tani. Ndryshimi i kushtetutës dhe reformimin i sektorit të drejtësisë, janë pikërisht kriteret që ishin vënë nga BE-ja, thotë edhe kryeministri maqedonas Vllado Buçkovski:

"Ne i plotësuam të gjitha kërkesat që na vunë. Tani gjithçka varet nga shefat e shteteve të BE-së, që siç e dimë janë të zënë me zgjidhjen e problemit të buxheti financiar. I gjithë ky debat na ka bërë më të kujdesshëm, prandaj do të presim me durim përfundimin e samitit të Brukselit."

Por në fakt Maqedonia ka ende shumë punë për të bërë, përpara se të arrijë nivelin e standarteve evropiane. Edhe komisari i BE-së për zgjerimin Olli Rehn e vuri re këtë fenomen përpara opinionit publik:

"Në Maqedoni duhen kryer reforma në sistemin zgjedhor, në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme parlamentare të zhvillohen në mënyrë të rregullt."

Por Hoze Manuel Barroso, kryetari i Komisionit Evropian ka kërkuar nga vendet anëtare të BE-së që Maqedonisë t´i jepet statusi i kandidatit për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe ka shprehur ndërkohë shqetësimin e tij se gjatë samitit të sotëm në Bruksel nuk do të merret një vendim unanim mbi propozimin e ri të Britanisë së Madhe mbi buxhetin financiar:

"Jam i kënaqur mbi propozimin e Britanisë së Madhe, por në të njejtën kohë i shqetësuar mbi debatet që do të vijnë lidhur me këtë propozim gjatë samitit të shefave dhe kryetarëve të shteteve të BE-së në Bruksel" - tha Barroso.

Sido që të zgjdhet problemi i buxhetit financiar, fakt mbetet se statusi për kandidat për antarësim, do ta përshpejtonte zhvillimin ekonomik të Maqedonisë: Nga njëra anë ky status do të lehtësonte aksesin në fondet e BE-së dhe nga ana tjetër do t´u jepte më shumë siguri investorëve të huaj në vend.

  • Data 15.12.2005
  • Autor Zoran Jordanovski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqru
  • Data 15.12.2005
  • Autor Zoran Jordanovski
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqru