Premtim i grupit negociator në Nju Jork | Ballkani | DW | 17.04.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Ballkani

Premtim i grupit negociator në Nju Jork

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës morën pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Nju Jork, të organizuar nga fondacioni Rock Feller Brothers

Fatmir Sejdiu

Fatmir Sejdiu

Anëtarët e grupit negociator të Kosovës u kthyen nga Shtetet e Bashkuara optimist se çështja e zgjidhjes së statusit të Kosovës do të përfundojë më së largu deri në muajin qeshor të këtij viti. Grupi negociator i Kosovës mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Nju Jork, të organizuar nga fondacioni, Rock Feller Brothers, ku u debatua për 120 ditët e para të tranzicionit në Kosovë pas zgjidhjes së statusit. Delegacioni i Kosovës gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka takuar edhe ambasadorë të KS-it si edhe vetë sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun.

Anëtari i grupit negociator, Hashim Thaçi, është i bindur se qëndrimi i palës kosovare në çështjen e zgjidhjes së statusit është i drejtë dhe ai beson se pavarësia e Kosovës në gjithë këtë proces është e pashmangshme.

Konsensusi ndërkombëtar është shumë i nevojshëm në këtë fazë të zgjidhjes së statusit thotë, Veton Surroi, anëtar i grupit negociato, duke shtuar se anëtarët e grupit negociator të Kosovës duhet të qëndrojnë dhe të punojnë së bashku. Kjo është jetike, shprehet ai.

Çështja e zgjidhjes së statusit përfundimtar të Kosovës sipas anëtarëve shqiptarë të grupit negociator tashmë ka hyrë në udhën e duhur, mirëpo ata janë të vetëdijshëm për oponencën e mundshme në Këshillin e Sigurimit gjatë miratimit të rezolutës së re për Kosovën. Pikërisht kundërshtimi i disa vendeve anëtare të KS-it, që i kanë bërë pakos së statusit të ndërmjetësit, Marti Ahtisari, ka bërë që në Kosovë në fund të këtij muaji të vijë një mision faktmbledhë, i cili do të vizitojë edhe Beogradin.

Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, thotë se edhe kjo çështje është biseduar gjatë qëndrimit të delegacionit të Kosovës në SHBA-së dhe ai është i bindur se misioni faktmbledhës nuk do të hyjë në çështjen nëse është implementuar në Kosovë rezoluta 1244 apo jo.

Konferenca ndërkombëtare, e cila u zhvillua në Nju Jork dhe ku pjessmarrës ishin dhe ish-presidenti amerikan, Bill Klinton dhe sekretarja, Medlin Olbrajt, kishte si qëllim hartimin e një strategjie për 120 ditët e para për Kosovën pas zgjidhjes së statusit. Kjo strategji do të hartohet në një dokument të posaqëm dhe më vonë do të dërgohet në Prishtinë. Ajo që u tha pas përfundimit të konferencës ishte miratimi i një deklerate të përbashkët për grupin negociator të Kosovës, mekanizëm ky që zotohet për zbatimin me përkshmëri të pikave të planit të Marti Ahtisarit, pas miratimit të rezolutës për Kosovën në KS-it.





  • Data 17.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWT
  • Data 17.04.2007
  • Autor Bekim Shehu
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArWT
Reklamë