Plane për ndryshimin e ligjit në Gjermani | Gjermania | DW | 25.05.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Gjermania

Plane për ndryshimin e ligjit në Gjermani

Arrest për arsye sigurie për të huaj të dyshimtë për terrorizëm

Ardhja e të huajve në Gjermani duhet të rregullohet me ligj, po si? Partitë grinden për kthimin mbrapsht të azilkerkuesve, për mbajtjen në arrest të terroristeve të mundshem, dhe akoma është e paqartë, se si do të jetë me të vertetë ligji i emigrimit. Termi arrest për arsye sigurie del gjithnjë e më shpesh në këtë kontekst. Cfarë kihet parasysh me arrest për arsye sigurie, apo me burgim? Kë do të prekte kjo pasi të hynte në fuqi dhe çfarë pengesash juridike duhet të kapërcehen. Propozimi erdhi fillimisht nga ministri i brendshem Otto Shily. Të huajt e cilesuar të rrezikshem mund të merren në arrest, nqs largimi i tyre nuk mund të realizohet për arsye humanitare. Por a mund të merren në arrest edhe ata të huaj të cilësuar si të rrezikshem, por për të cilët nuk mund të deshmohet se kanë kryer ndonjë akt penal?
Kjo çeshtje është e diskutueshme siç tregon rasti i Mounir el Motassadeq. Për marokanin ekziston dyshimi se ka marrë pjesë në sulmet e 11 shtatorit. Ai është stervitur edhe në një kamp të El Kaides dhe vitin e kaluar ishte denuar me 15 vjet burg, sepse duhet t´i ketë ndihmuar në cështjet financiare celulës terroriste të Hamburgut nën drejtimin e pilotit të vdekjes Mohamed Atta.
Kryetari i gjykates federale e hoqi vendimin, meqë nuk ekzistonin deponime të rëndësishme të dëshmitareve nga SHBA, siç kerkohet në Gjermani. Motasadeq do të vazhdojë studimet e tij në Hamburg derisa të fillojë procesi i ri.
Rasti i Motasadekut është në një farë mënyre rast i veçantë. Por ketu dëshmohet problemi kryesor i ndryshimit të ligjit në lidhje me mbajtjen në arrest.
Duhet balancuar ndermjet sigurisë për të gjithë dhe ruajtjes të të drejtave të personalitetit të garantuara në kushtetutë. Një parim bazë i shtetit juridik gjerman është që të mos bëhen denime pa padi dhe si pasojë nuk lejohet as heqja paraprake e lirisë për arsye prevencioni.
Paragrafi 58 i ligjit për të huajt përmban deri tani vetëm të ashtuquajturin arrest me qëllim debimin nga vendi. Ai përdoret nqs ekziston dyshimi, që një person do t´i shpëtojë debimit. Ai urdhërohet nga një gjykates dhe nuk duhet të kalojë më shumë se një gjysem viti. Nqs personi në fjalë kundershton debimin, atehere mbajtja në arrest mund të zgjasë maksimalisht edhe një vit.
Në diskutimin për ligjin e ri të emigrimit bëhet fjalë për sqarimin e kohëzgjatjes së mbajtjes në arrest për arsye sigurie. Partitë opozitare CDU/CSU kërkojnë deri në dy vjet arrest parandalues për të huajt, për të cilët dyshohet se mund të kryejnë akte terroriste dhe për arsye humanitare nuk mund të debohen për në vendet e tyre.
Kundershtaret e ketij varianti e konsiderojnë arrestin për arsye sigurie si të palejueshem nga ana e kushtetutës dhe shohin në të një shkelje të konventes evropiane për të drejtat e njeriut.

  • Data 25.05.2004
  • Autor Karin Jäger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6Y
  • Data 25.05.2004
  • Autor Karin Jäger
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Ar6Y