Pjesëmarrja e minoritetit sunit në zgjedhjet në Irak - një sukses për t′u përshëndetur | Politika | DW | 17.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Pjesëmarrja e minoritetit sunit në zgjedhjet në Irak - një sukses për t'u përshëndetur

Kalimi kryesisht në paqe i zgjedhjeve parlamentare në Irak dhe pjesëmarrja e lartë në zgjedhje u pritën me lehtësim në të gjithë botën. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 70%. Pjesëmarrja e minoritetit sunit në këto zgjedhje është një sukses për t'u përshëndetur

Zgjedhjet parlamentare në Irak mund të karakterizohen si ecje drejt brigjeve të së ardhmes, ndonëse mund të jetë shumë herët që vetëm me rastin e zgjedhjeve të flasësh për fillimin e një epoke të re. Por në këtë 15 dhjetor doli në pah se shpresa e irakianëve për qetësi dhe siguri, për vetëvendosje politike dhe për një fund të pushtimit është e pathyeshme. Dhe se njerëzit në vendin e dy rrymave për realizimin e kësaj shprese janë të gatshëm t'u futen edhe rreziqeve dhe të kapërcejnë edhe diferencat.

Kështu, zgjedhësit nuk u frikësuan nga kërcënimet, sic ndodhi në zgjedhjet e 30 janarit për parlamentin tranzitor. Përkundrazi: pjesëmarrja në zgjedhje këtë herë me sa duket ishte edhe më e lartë se në fillim të vitit. Në mënyrë shumë të qartë besohet se për këtë ka ndikuar ndryshimi i qëndrimit nga ana e sunitëve: rreth 20 përqind e popullatës, aq sa është ky minoritet, lejoi në janar të sprapsej nga kërcënimet ose vendosi të mos shkojë të votojë si shenjë proteste se me votimin do të cimentohej humbja e pushtetit vetjak.

Këtë herë punët ishin ndryshe: sunitët pranuan se duke mos shkuar në votime, ata përjashtonin vetveten. Si udhëheqësit e tyre fetarë, ashtu dhe ata politikë bënë thirrje për të marrë pjesë në zgjedhje. Kjo ishte një thirrje politike, dhe jo thirrje fetare- dhe shumë e dëgjuan atë: njerëz fetarë dhe njerëz jofetarë. Një hap i parë u shënua. Në atë drejtim në të cilin DUHET të zhvillohet Iraku, nëse ai kërkon të bëhet sërish cka qenë për një kohë të gjatë: një vend, në të cilin ndryshimet fetare kishin rëndësi të dorës së dytë.

Rruga në këtë drejtim ndoshta lehtësohet, meqenëse nga ana shiite vihen re disa shenja zbutjeje: me fushën kryesore ku mbizotërojnë motive fetare konkurojnë ndërkohë shumë grupe të tjera dhe parti shiite me orientim jofetar, për të cilat në rend të parë është atdheu, dhe jo feja. Këto grupe laike do të konstatojnë herët a vonë se kanë në grupe të orientuar ngjashëm të sunitëve dhe aq më tepër të kurdëve plot aleatë. Ndoshta kjo ndodh shumë shpejt: kur pas numërimit të votave të duhet të ndërtohen koalicione. Një grupim i vetëm nuk do të jetë në gjendje të qeverisë në Irak. As aleanca kaq e fuqishme shiite.

Këtu është edhe një shans për laikët: për ata kanë nevojë; ata mund të ushtrojnë ndikim moderues, ndoshta përmes bashkëpunimit të ngushtë të bëhen forcë vendimtare politike. Ndoshta, zhvillime të tilla pozitive politike do ta bëjnë Shtëpinë e Bardhë edhe njëherë që të ritheksojë suksesin e politikës amerikane ndaj Irakut. Por ky është budallallëk: nëse një gjë e tillë mund të konfirmojë dicka, atëherë vetëm dëshirën e pathyer të irakianëve, për të marrë më në fund në dorë atë që nuk kanë përjetur kurrë: lirinë dhe demokracinë.

  • Data 17.12.2005
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrr
  • Data 17.12.2005
  • Autor Peter Filip
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqrr