Pasqyra e shtypit lidhur me zgjedhjet në Irak | Studimi në Gjermani | DW | 30.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Pasqyra e shtypit lidhur me zgjedhjet në Irak

Zgjedhjet parlamentare në Irak janë temë që dominon në komentet e gazetave gjermane të fundjavës.

default

Në komentin e berlinezes "TAGESSPIEGEL" ndër të tjera shkruhet: "Ç´hap i madh për botën arabe dhe një hap i vogël drejt rrugës për paqen në Irak. Pas palestinezëve për herë të parë një shtet i madh arab po voton në mënyrë demokratike. Vendosmëria e qytetarëve për të marrë pjesë në votime, pavarësisht nga rreziku për jetën në një vend të pushtuar, meriton respekt. Edhe sikur pjesëmarrja në zgjedhje të mos jetë 80%, por 50% apo 60%, irakianët do të meritonin repsketin më të madh po t´i krahasosh me disa demokraci të tjera të sprovuara si p.sh. me zgjedhjen e fundit të Bushit në SHBA, ku pjesëmarrja ishte 59%", vëren "TAGESSPIEGEL":

Gazeta "PASSAUER NEUE PRESSE" komenton: "As që mund të parashikohet, nëse zgjedhjet do të sjellin në Irak një demokratizim solid. (...) Gjithnjë e më shumë po duket sikur rezultati i votimeve do të shërbejë si sinjal stratimi për tërheqjen e trupave amerikane dhe britanike. Nuk është rastësi që presidenti Xhorxh Bush me t´u hapur qendrat e votimit siguroi, se Uashingtoni nuk do të refuzojë tërheqjen nëse këtë e dëshiron qeveria e re irakiane. (...) Por ka edhe një tjetër arësye përse votimet e së djelës janë kaq të rëndësishme për presidentin e rizgjedhur. Bushi në fjalimin e tij programatik pas betimit si president kishte në plan të parë koncepte të tilla si liri dhe demokraci. Zgjedhjet e lira janë pika e kristaliizmit të këtyre vlerave, të cilat në radhë të parë duhet të realizohen në Irakun e çliruar. Ndaj dita e votimeve është një gur prove për politikën e presidentit amerikan. Madje mund të thuash, se prej zgjedhjeve të para të lira në Irak mund të përfitojë më shumë Bushi se sa vetë irakianët", në këtë përfundim arrin "PASSAUER NEUE PRESSE".

Në të përditshmen "NÜRNBERGER NACHRICHTEN" shtrohet një pyetje kyçe: "Demokracia krijohet nëpërmjet zhvillimit të kulturës së debatit, në të cilën mosmarrëveshjet zgjidhen në mënyrë paqësore me vendimin e shumicës ose me kompromis dhe sipas rregullave të së drejtës. Sado e gëzueshëme të jetë një ngjarje vërtetë historike siç janë zgjedhjet për një popull përjetësisht të rropatur, një çështje vendimtare vazhdon të mbetet e hapur në Irak: vallë a mund të ofrojnë zgjedhjet shansin e vërtetë për një votë të ndershme dhe përfaqësuese në rrethanat e tmerrshme ekzistuese në këtë vend?", shkruan "NÜRNBERGER NACHRICHTEN".

Gazeta bulevardeske "BILD" që botohet në Hamburg vëren: "Fakti që po zhvillohen këto zgjedhje është një fitore e vërtetë e amerikanëve ndaj regjimit të llahtarshëm të diktatorit të rrëzuar Sadam Husein. Askush nuk duhet ta nënvleftësojë rëndësinë e zgjedhjve në Irak. Madje është në interesin gjerman, që populli irakian t´i lërë përfundimisht lamtumirën diktaturës dhe despotizimit duke bërë me demokraci më të besueshëm dhe më të sigurt rajonin që është si një fuçi baruti", komenton gazeta "BILD".

Në mënyrë të ngjashme komenton edhe e përditshmja "LEIPZIGER VOLKSZEITUNG": "Pavarëssiht nga të gjitha rreziqet zgjedhjet e së djelës janë opcioni më i mirë politik që ka Iraku në rrugën drejt normalizimit. Vetëm një qeveri e zgjedhur në mënyrë të lirë ka pozicionin për të negociuar me Uashingtonin lidhur me tërheqjen e trupave pushtuese amerikane dhe për të kërkuar më shumë mbështetje ushtarake dhe ekonomike nga vendet e botës arabe dhe ato evropiane. Por nga ana tjetër është e qartë, se për shkak të dobësisë së deritanishme të ushtrisë dhe të policisë irakiane nuk mund të presësh fundin e shpejtë të terrorit në këtë vend", parashikon "LEIPZIGER VOLKSZEITUNG".


Gazeta "MÜNCHENER MERKUR" tërheq vëmendjen: "Pavarësisht nga të gjitha kritikat që janë me vend lidhur me dobësitë e jashtëzakonshme të zgjedhjeve një gjë nuk duhet të injorohet në Irak: Çfado qeverie që do të dalë prej këtyre votimeve, ajo do të jetë e legjitimuar në mënyrë demokratike ai asnjë qeveri e mëparshme në historinë mijëra vjeçare të këtij vendi, e për këtë nuk ndryshon asgjë, as bojkoti minoritetit të fuqishëm sunit" shkruan "MÜNCHENER MERKUR".

Në artikullin e "STUTTGARTER ZEITUNG" veçojmë: "Pavarësisht nga kufizimet e mëdha zgjedhjet duhet të zhvillohen. Arësyeja është e thjeshtë: Gjatë katër viteve të ardhëshme nuk do të ketë kushte më të mira. Zgjedhjet gjithësesi mund të vënë në lëvizje një proces demokratik që do të kurorëzohet në një shoqëri të pavarur civile", nënvizon "STUTTGARTER ZEITUNG".

  • Data 30.01.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwx
  • Data 30.01.2005
  • Autor VFB
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arwx