Parlamenti në Ukrainë votoi pro mocionit të opozitës për shkarkimin e kryeministrit Viktor Janukovic | Bota | DW | 01.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Parlamenti në Ukrainë votoi pro mocionit të opozitës për shkarkimin e kryeministrit Viktor Janukovic

Presidenti Leonid Kucma duhet të shpërndajë parlamentin dhe të krijojë qeverinë e besimit kombëtar, për këtë u shprehën 229 nga 450 deputëtet e parlametnit në Kiev. Ndërmjetësuesit ndërkombëtarë po përpiqen sërish për zgjidhjen e krizës në Ukrainë pas zgjedhjeve presidenciale. Delegacioni i BE-së po zhvillon bisedime me përfaqësuesit e dy kampeve politike. Eshtë planifikuar edhe një tryezë e rrumbullakët mes palëve të konfliktit dhe delegacionit ndërkombëtar.

Viktor Jushenko duke folur në parlament

Viktor Jushenko duke folur në parlament

Delegacioni në Ukrainë i kryesuar nga kryediplomati i BE-së, Havier Solana, përbëhet edhe nga preisdenti i Polonisë, Aleksandër Kvanznievski, presidenti i Lituanisë, Vladash Adamkus dhe Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së, Jan Kubis.

Ndërmjetësimi ndërkombëtar është tani shpresa e vetme e protestuesve, që për më shumë se një javë qëndrojnë nëpër rrugë për të shprehur mbështetjen ndaj kandidatit të opozitës Viktor Jushenko. Cadrat nëpër rrugët e Kievit janë mbuluar nga bora, fytyrat e protestuesve janë skuqur prej të ftohtit dhe gishtërinjtë u kanë ngrirë. Megjithatë janë mijëra ata që vazhdojnë të rezistojnë në sheshin e pavarësisë në qendër të kryeqytetit. Ata duan që të t´i jepet fund pushtetit të vjetër, ndaj nuk tërhiqen. Tani po fillon faza vendimtare e konfliktit për postin e presidentit. Për të rritur presionin ndaj qeverisë opozita duhet të bëjë hapa përpara, thekson një aktivist i lëvizjes studentore PORA. Kjo organizatë protetston qysh prej disa muajsh për zgjedhje të lira: "Pora është abslolutisht kundër bisedimeve të mëtejshme politike me përfaqësuesit e pushtetit. Kjo nuk të con gjëkundi, ne e konsiderojmë pozicionin e tyre të pamorlashëm."

Politikanët përreth Jushenkos pësuan dje një goditje të fortë në parlament me hedhjen poshtë të mocionit për shkakrimin e kryeministrit Viktor Janukovic, i cili është shpallur fitues nga komisioni i zgjedhjeve. Julia Timoshenko, një nga kokat drejtuese të opozitës, theksoi, se në parlament është krijuar një mazhorancë e korruptuar që po shkatërron shpresat e popullit:
"Eshtë e rëndësishme që ne kemi vendosur ndërprerjen e biseidmeve, dhe kemi këkruar një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. Ne u bëjmë thirrje njerëzve që të dalin në rrugë dhe të vijnë në parlament për të demonsstruar pë rtë drejtën e tyre. Kjo duhet të ndodhë në mënyrë paqësore dhe pa agresion."

Votimi i sotëm në parlament pro mocionit të opozitës e ndryshon krejtësisht situatën në Ukrainë.

  • Data 01.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRX
  • Data 01.12.2004
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRX
Reklamë