Një e treta e popullsisë në Irak ëndërron për një ″dikator light″ | Bota | DW | 19.03.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Një e treta e popullsisë në Irak ëndërron për një "dikator light"

Katër vjet pas fillimit të luftës në Irak dhe përmbysjes së regjimit të Sadam Huseinit, instituti për demoskopinë D3 zhvilloi një sondazh në 400 qytete dhe fshatra në Irak duke i pyetur njerëzit për dëshirat e tyre.

Pamje nga Bagdadi

Pamje nga Bagdadi

Ky sondazh u bë me porosi të Bashkësisë Gjermane të Radiotelevizionit ARD, të BBC, të gazetës amerikane USA Today dhe të stacionit televiziv ABC News.

"Ne intervistuam 2212 irakianë në moshë madhore në të 18 provincat e Irakut. Në secilën provincë përzgjodhëm rastësisht nga pesë shtëpi. Kjo metodë përdoret në të gjithë botën." - sqaron Sami Ibrahim Ali, shef i grupit që zhvilloi sondazhin. Personave të intervistuar iu drejtuan më tepër se 60 pyetje.

Njëra prej tyre ishte: "Cili është problemi më i madh që keni për momentin?" Shumica e tyre dha si përgjigje: siguria. Në këtë kompleks pyetjesh bënte pjesë edhe pyetja për raportin mes irakëve me njëri-tjetrin. Pra a ka probleme për sunitët që jetojnë në një lagje kryesisht shiite dhe anasjelltas? Të dyja variantet përbëjnë në Bagdad rrezik për jetën.

"Ende ka disa zona ku sunitët dhe shiitët jetojnë në lagje të përziera, pro për shkak të shtimit të dhunës kohëve të fundit, gjithnjë e më tepër sunitë po largohen nga banesat e tyre për t'u vendosur në lagje sunite dhe anasjelltas." - sqaron Ali Sami Ibrahimi.

Sipas këtij studimi rreth 80 përqind e popullsisë shiite apo sunite është detyruar të shpërngulet.Problemi tjetër pas shpërnguljes është furnizimi me rrymë elektrike dhe ujë, të ndjekur prej problemit të shkollimit dhe të mundësisë për të studiuar dhe papunësia.

E cili mund të ishte në gjendje t'i ndryshonte këto gjëra? Një e treta e të intervistuarve dëshiron që në krye të vendit të vijë një dorë e fortë, i cili të qëndrojë gjithë jetën në krye të vendit, një lloj "dikatori light".

42 përqind e të intervistuarve mendojnë se për fëmijët e vendit dikur do të ketë një të ardhme më të mirë. Jabbar Rahmann Doski, drejtues i grupit të anketimit në Irakun e Veriut thotë:"Ata shpresojnë për liri, demokraci dhe siguri. Më e rëndësishmja për ta është liria dhe zhvillimi. Sepse kur ka siguri, atëhere mund të shkosh pa probleme edhe në punë."

Duke sqaruar mënyrën se si punoi grupi që zhvillonte intervistat Ali Sami Ibrahimi tregon se në zonat e banuara me sunitë kanë dërguar sunitë dhe në ato të banuara me shiitë, shiitë. Po ashtu tregues i gjendjes së pasigurt të sigurisë është edhe fakti se njerëzit kishin frikë të hapnin derën, sepse mendonin se dikush do t'u rrëmbte djalin apo vajzën. Për këtë gjithmonë grupi i intervistuesve përbëhej nga një burrë dhe nga një grua, në mënyrë që të intervistuarit të mos mendonin se i priste nodnjë rrezik.

Ali Sami Ibrahimi tregon se procesi i intervistimit dhe i sondazhit kësaj here kaloi pa probleme, por se një herë më parë, para një viti, atë e kishin marrë peng dhe për lirimin e tij u paguan para.

Gjithësesi përshtypje jo negative prej procesit të zhvillimit të këtij sondazhi patën vetëm anëtarët e ekipit që mbuluan provincat relativisht paqësore të Irakut dhe zonën e Kurdistanit verior.

  • Data 19.03.2007
  • Autor Bjërn Blashke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJA
  • Data 19.03.2007
  • Autor Bjërn Blashke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArJA
Reklamë