1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ndërhyn faktori ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës së kodit elektoral në Tiranë

Arben Muka18 Nëntor 2008

Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers u takua në mesditë me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli dhe dy drejtuesit e grupeve parlamentare të partive kryesore, PD dhe PS, Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj.

https://p.dw.com/p/FxBE
TiranaFotografi: DW / Cama

Pak orë para se parlamenti të nisë seancën plenare për diskutimin dhe votimin e projektligjit elektoral, aq të debatuar në rradhët e politikës shqiptare, duket se janë intensifikuar përpjekjet e faktorit ndërkombetar për gjetjen e një zgjidhje që do t'i jepte fund krizës politike mbi çështjen e kodit të ri elektoral.

Ambasadori amerikan në Tiranë, Xhon Uidhers ka patur sot në mesditë takime me kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli dhe dy drejtuesit e partive kryesore, PD dhe PS. Edhe një ditë më parë diplomati amerikan kishte takuar po me dyer të mbyllura dhe kryeministrin Berisha dhe shefin e opozitës Rama.

Në emër të partive të vogla që kundërshtojnë miratimin e projektkodit te ri elektoral, deputeti Dritan Prifti tha sot në mesditë se PD dhe PS po shkelin rregulloren e parlamentit, duke mos i dhënë deputetëve kohën e nevojshme për t'u njohur me projektin. Sipas tij koha e përcaktuar është të paktën 2 javë.

Deri në mesditën e së martës gjendja shëndetësore e deputetëve grevistë nuk ka shënuar probleme serioze. Por gjithsesi, sipas mjekëve që i asistojnë, ata shfaqin shenja të lodhjes dhe dobësive fizike.

Në një letër të përbashkët që 10 deputetët grevistë i kanë drejtuar parlamentit dhe instituconeve kanë shprehu qëndrimin se "kodi i ri zgjedhor duhet të sigurojë një administrim më pluralist dhe gjithëpërfshirës në administrimin e zgjedhjeve, një administrim që nuk kontrollohet dhe dominohet nga dy partitë kryesore politike".