Në Irak përfundoi regjistrimi i zgjedhësve | Bota | DW | 15.12.2004
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Në Irak përfundoi regjistrimi i zgjedhësve

Të mërkurën pasdite në Irak përfundoi regjistrimi i zgjedhësve. Ai kaloi në pjesën më të madhe pa vështirësi. Me këtë, teorikisht zgjedhjet e janarit nuk i pengon asgjë

default

Automjeti me altoparlantë mbi të qarkullonte që prej 1 nëntorit brenda dhe jashtë Dohukut- kryeqytet i provincës me të njëjtin emër dhe më veriore të Irakut. Herë pas here burri në mikrofon u bënte thirrje të 250 mijë banorëve për t'i dhënë më 30 janar votat - për kandidatët e tyre. Bëhet fjalë për 275 deputetë të parlamentit irakian, për postin e guvernatorit dhe përfaqësinë rajonale të tri zonave autonome kurde. Dhe burri në mikrofon u bën thirrje të gjithë banorëve të Dohukut që të kontrollojnë letrat me të dhënat e regjistrit elektoral dhe të rishqyrtojnë të dhënat, në mënyrë që të mund të votojnë. Të mërkurën, personat më të drejtë vote patën për herë të fundit shansin që të merrnin listat e tyre- në ndonjërën nga dyqanet ku blejnë edhe racionet e ushqimeve. Gabime eventuale në lista korrigjohen më vonë në njërën nga qendrat e regjistrimit. Në Dohuk ka 16 qendra të tilla. Njëra prej tyre ndodhet brenda një shkolle femrash:

Shivani, drejtori, bisedon me një burrë të moshuar për hallin e tij: ai ka ardhur në qendrën e regjistrimit të Dohukut, sepse emri i motrës së tij është shënuar gabim në listën e votimit. Ai do ta korrigjojë këtë. Duke hedhur një vështrim pas, që prej 1 nëntorit nuk u desh të bëhen shumë ndryshime, sepse:

"Në Kurdistan, në vitin 1999 dhe 2003 ka pasur regjistrime të popullsisë, kështu që kuota e gabimeve nuk është shumë e lartë."

Kurdistan. Me këtë Shivani ka parasysh tri provincat në Irakun e Veriut, prej të cilave Dohuku përfaqëson njërën. Ky rajon qeveriset në mënyrë autonome që prej vitit 1991, që prej fundit të luftës me Kuvajtin; i shkëputur nga qendra e pushtetit në Bagdad- dhe i mbrojtur nga SHBA dhe milicët e dy fraksioneve kryesore kurde. Prandaj, edhe Shivani dhe kolegët e tij nuk kanë frikë nga atentate eventuale ndaj qendrës së tyre të regjistrimit, megjithëse grupe militante kanë kërcënuar me atentate. Edhe njerëzit që vijnë në qendër tregohen të pafrikësuar:

"Jo, unë nuk kam frikë të shkoj në qendrën e regjistrimit. Unë jam irakian dhe zgjedhjet janë të mira për ne."

Në të gjithë vendin regjistrimi i zgjedhësve kaloi pa probleme të mëdha, thuhet në Bagdad. Në jug dhe në veri interesi ka qenë vecanërisht i madh. Vetëm në provincat Mosul dhe al -Anbar, ku ndodhet për shembull Faluxha, si edhe në disa pjesë të Bagdadit, qendrat e regjistrimit thuhet se u mbyllën për shkak të aksioneve të frikësimit.

Mesditën e së mërkurës në Bagdad shkoi raporti i fundit për zgjedhjet- me këtë përfundoi edhe regjistrimi i zgjedhësve. Edhe listat e kandidatëve tashmë janë paraqitur. Me këtë, teorikisht, më 30 janar në Irak mund të mbahen zgjedhje, sic qe planifikuar.


  • Data 15.12.2004
  • Autor Bjërn Blashke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRP
  • Data 15.12.2004
  • Autor Bjërn Blashke
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArRP
Reklamë