Në Bruksel dështoi Samiti i Bashkimit Evropian | FOKUS | DW | 18.06.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

Në Bruksel dështoi Samiti i Bashkimit Evropian

Bashkimi Evropian ka dështuar në bisedimet për planin financiar për të ardhmen. Shefat e qeverive dhe shteteve, anëtare të BE-s nuk kanë mundur të bien dakord në samitin e Brukselit lidhur me buxhetin. Bisedimet dështuan vetëm pak javë pasi votuesit në Francë dhe Hollandë, votuan kundër Kushtetutës Evropiane, duke e bërë të pasigurt të ardhmen e saj.

Kryeministri britanik, Toni Bler

Kryeministri britanik, Toni Bler

Dështimi i Samitit, i cili në të vërtetë duhej të zgjidhte krizën e dyfishtë, të kushtetutës dhe financave goditi Bashkimin Evropian deri në palcë. I inatosur si rrallë më parë, presidenti i kryesisë së radhës së BE-së, Zhan Klaud Junker doli rreth orës 1 pas mesnate para gazetarëve për të njoftuar për dështimin e samitit evropian:

"Ne deshëm të pajisim Evropën me perspektiva të reja financiare për vitet 2007 deri në 2013, por kjo nuk funksionoi", sqaroi kryeministri i Luksemburgut Zhan Klaud Junker për të shtuar me një dozë cinizmi:

"Pasnesër ne fluturojmë për në Uashington për t´i sqaruar presidentit amerikan sa e fortë dhe e aftë për veprim është Evropa", tha Junker.

Më parë presidenti i kryesisë së radhës së BE-së pat provuar në bisedime të ndara me disa nga kryeministrat e vendeve evropiane që të gjej një zgjidhje në negociatat për buxhetin financiar të Bashkimit Evropian prej vitit 2007 deri në vitin 2013. Gjetja e një konpromisi rreth kësaj çështje do të demonstronte edhe aftësinë vepruese të Bashkimit të gositur rëndë nga kriza për kushtetutën.

Kryeministrit të Luksemburgut ju desh që në këtë samit, njëkohësisht të luftoj në disa fronte: Aty ishin kontribuesit Neto, Suedia dhe Hollanda të cilët kërkonin zëshëm shkurtime drastike të kontributeve të tyre në arkën e Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër ndodheshin përballë njëra -tjetrës Franca dhe Britania e Madhe të cilat nuk pajtoheshin dot për shpenzimet agrare dhe rabatin britanik, një ngrirje apo reduktim të rabatit e kundërshtonte kategorikisht kryeministri Toni Bler. Ai nuk deshi të dëgjoj për asnjë prej propozimeve të kompromisit të Junkerit. Bler kërkoi që fillimisht shpenzimet gjigante agrare të Bashkimit Evropian të kthehen në shkallën e shqyrtimit:

"Për rabatin unë do të negocioja menjëherë me miqtë, unë e kam të qartë se kjo është një rregull ku është bërë përjashtim por që është krijuar nga një situatë e jashtëzakonshme. Nëse shikohen këto dy çështje atëherë në të ardhmen siç duket Britanisë së Madhe i bie të paguaj kontribute më të mëdha e jo më të vogla", sqaroi Bler.

Kundër shkurtimeve të shpenzimeve agrare ishin para së gjithash francezët të cilët janë përfituesit më të mëdhenj të këtyre subvencioneve. Kjo çështje nuk ka të bëj asgjë me diskutimet për rabatin britanik, theksonte nga ana tjetër presidenti francez Zhak Shirak.

"Nuk ka asnjë lidhje mes rabatit britanik dhe buxhetit agrar dhe një lidhje të tillë nuk e ka pa askush përveç britanikëve", tha Shirak.

Ai bëri përgjegjës britanikët për dështimin e samitit mu tani kur radhën e presidencës së BE-së e merr përsipër kryeministri Toni Bler:

"Për çdo rast ky nuk ishte një fillim brilant", u shpreh Shirak.

Me fjalë jashtëzakonisht të ashpëra të cilat nuk jemi mësuar t`i dëgjojmë shpesh nga kancelari Shrëder u sulmua qëndrimi i britanikëve dhe hollandezëve:

"Kush e di saktë rëndësinë dhe domethënjen e Bashkimit, dhe unë besoj që këtë e dijmë të gjithë, ai e di se përmes qëndrimit të Hollandës dhe para së gjithash Britanisë së Madhe nuk ka fituar Bashkimi Evropian", theksoi kancelari gjerman Gerhard Shrëder.

  • Data 18.06.2005
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkP
  • Data 18.06.2005
  • Autor Anke Hagedorn
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqkP