1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Në gjurmët e terroristëve në internet - Si funksionon hetimi online?

Jërg Brunsmann28 Nëntor 2008

Ligji i BKA do të lejojë në të ardhmen hetimet online të kompjuterëve. Por a do të mund të luftohen kështu terroristët?

https://p.dw.com/p/G5HZ
Hetimet Online?
Hetimet Online?Fotografi: AP

Këtë të premte këshilli federal i landeve gjermane diskutoi për ligjin e ri të diskutueshëm të Zyrës federale të Krimeve, BKA. Mendohet të jetë e sigurt që përfaqësues të landeve federative të mos ta aprovojnë ripërpunimin e ligjit. Ligji i BKA-së do t`i japë fillimisht Zyrës Federale të Krimeve kompetencen e mbrojtjes kundër terrorizmit, e cila deri tani ka qenë e policisë. E diskutueshme është nëse hetuesit do të marrin lejen për të hetuar online kompjuterat private.

Hetimet Online?
Hetimet Online?Fotografi: AP

Si duhet të funksionojë kjo nga ana teknike?

Ideja është po aq e thjeshtë sa edhe magjepsëse. Përse policët duhet të përgjojnë me mundim një të dyshuar, ta ndjekin hap pas hapi, kur kjo bëhet edhe shumë më thjeshtë. Terroristët modernë – kështu mendojnë përkrahësit e ligjit – mbështeten tek kompjuteri dhe interneti. Kompjuterat e të dyshuarve terroristë duhet të ruhen. Kjo duhet bërë edhe sepse, nga pikëpamja teknike vetëm në PC -në e të dyshuarit ndodhen në një formë të lexueshme, lajmet e komunikuara prej tij. Për hetimet nëpërmjet internetit e-mailat dhe të dhënat e tjera mund të ruhen të koduara në mënyrë të tillë që asnjë i huaj të mos jetë në gjendje t`i kuptojë.

Ku qëndrojnë problemet?

Në zbatimin konkret të hetimeve online fillojnë edhe problemet. Ligjet parashohin që në kompjuterin e të dyshuarit të dërgohet një program spiunazhi, madje një i ngjashëm si ai i vjedhësve të të dhënave dhe hakerave. Ekspertët flasin për një "trojan", emri vjen prej ngjashmërisë së programit më "kalin e Trojës". Programi përfundon për shembull në formën e një e-maili krejt të parrezikshëm, në kompjuterin e të dyshuarit, ngulet atje dhe në fund i furnizon informacionet e duhura policisë, në një kohë kur i zoti nuk e merr vesh fare çfarë po ndodh.

Hetimet Online?
Hetimet Online?Fotografi: AP

Këtu fillon edhe problemi i parë, si mund të arrijë "trojani" i Zyrës kundër krimeve tek kompjuteri i duhur? Në fund të fundit kemi të bëjmë me një program që shkakton dëme, si ato që përdorin kriminelët e internetit ose hakerat. Dhe kundër programeve të tilla, janë zhvilluar mbrojtësit e duhur, skanerat e virueseve dhe fireëall mund të mbrohen me sukses nga sulmet e programet trojane. Edhe nëse instalimi i tyre arrihet të bëhet me sukses, kumpjuteri filon të lëshojë alarmin. Sisteme moderne si për shembull „Windows Vista" aktuale janë kujdesur që në fillim për mekanizmat e sigurisë.

"Trojani federal" duhet të kapërcejë pa u kuptuar të gjitha pengesat, dhe kjo duket e vështirë. Shumë prodhues të softwareve të antivirueseve kanë bërë tashmë të ditur se nuk duan të bashkëpunojnë me BKA-në për të prodhuar një trojan federal që të ketë hyrje të lirë kudo. Sepse po ta bëjnë këtë prodhuesit e programeve prishin imazhin e firmës dhe besimin e klientëve ndaj tyre. Hakerat profesionistë e kuptojnë menjëherë ku ekziston mungesa e sigurisë dhe fillojnë këtu punën e tyre. Megjithë softwaret e sigurisë kompjuterat do të ishin të pambrojtur, dhe këtë nuk mund t`ja lejojë vetes asnjë prodhues i softwareve mbrojtëse.

Përveç kësaj "trojani federal" ka edhe pengesa të tjera, sepse çdo sistem komjputeri punon ndryshe, prandaj duhet prodhuar një program trojan që të jetë i përdorshëm për çdo lloj sistemi. Vetëm për PC-të ekzistojnë 6 deri 7 versione. Nëse të dyshuarit komunikojmë me celular, dhe nëpërmjet tyre me internet dhe e-mail atëherë shtohen dhe disa duzina variantesh të tjera. Programet vjetërohen shpejt dhe duhet të përshtaten vazhdimisht me teknikën aktuale. Pra çfarë mbetet nga ëndërra e politikanëve që t`i kapin shpejt e shpejt me internet të dyshuarit terroristë. Jo shumë, vetëm shpresa që në fund vetëm ndonjë terrorist budalla dhe ndonjë i panevojshëm të bjerë në duart e policisë.