1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Mbështetje në rindërtimin e infrastrukturës sociale - KFW, banka gjermane për zhvillimin angazhohet në Azinë jugore

Monika Lohmyler7 Janar 2005

Grupi i bankës gjermane për zhvillimin, KFW, do të japë 1 milionë euro në Azinë juglindore për marrjen e masave të menjëhershme në fushën e infrastrukturës sociale. Projekte të përshtatshme, si spitalet apo shtëpitë e fëmijëve do të kenë prioritet. Ekspertët e KFW-së po njihen me situatën në Sri Lanka, Indi dhe Indonezi.

https://p.dw.com/p/Ar50
Ishulli i Malediveve, Kandolhudo
Ishulli i Malediveve, KandolhudoFotografi: AP

1 milionë euro do të vihen në dispozicion të vendeve të prekura nga tërmeti detar në Azi, këtë donacion ka vendosur të bëjë banka gjermane e zhvillimit KFW. Kjo bankë normalisht financon investimet dhe konsulencën për vendet në zhvillim duke punuar nën mandatin e ministrisë së bashkëpunimit ekonomik dhe zhvillimit. Banka kredituese në pronësi të federatës qysh në fillim të javës ka dërguar ekspertët e saj në rajonin e katastrofës, për të vlerësuar se ku është e nevojshme që të vihen menjëherë në përdorim këto para, vë në dukje, Ingrid Mateus- Majer, antare e kryesisë së kësaj banke:

"Shumën prej 1 milionë eurosh e kemi hequr nga paratë që fitojmë p.sh. nga interesi i shlyerjes së kredive. Këto para ne duhet t´i vëmë në përdorim me një qëllim të caktuar duke i menaxhuar në mënyrë të arësyeshme. Pra nga ky buxhet i mëvetsishëm i KFW-së dhe jo nga paratë e buxhetit të shtetit, ne kemi rezervuar 1 milionë euro donacion për vendet e prekura."

Ingrid Mateus-Majer ish-deputete socialdmeokrate në Bundestag, e përshëndeti ndihmën e planifikuar nga qeveria prej 500 milionë eurosh për vednet e prekura të Azisë juglindore. Sipas saj ndihma emergjente e kombinuar edhe me projektet aftgjata të infrastrukturës premton sukses dhe është e arësyeshme. Pjesa më e madhe e ndihmës financiare do të vihen në dispozicion për sistemin e furnizimit me ujë si dhe në sektorin e shëndetësisë dhe të arsimit. Ndërsa me paratë që dhuron KFW-ja sipas zonjës Mateus-Majer do të ndërtohen spitale dhe shtëpi fëmijësh.

"1 milionë eurot që do të vëmë ne në dispozicion janë një shumë e konsiderueshme që do të derdhet në rajon dhe të cilën askush nuk do të jetë i detyruar ta kthejë."

Sa i përket dhënies së kredive KFW-ja do të ketë veçanërisht në konsideratë vende të tilla si Maljazia apo Tajlanda. Këto vende deri më sot kanë qenë më pak të varur prej ndihmës për zhvillimin dhe rindërtimin, megjithatë edhe në këto vende duhet të mbështeten ndërmarrjet e mesme. KFW-ja ka përvojë ndërkombëtare dhe ka një personel të specializuar që është i gatshëm të angazhohet për të çuar përpara procesin e rindërtimit.