Mbështetje e Gjermanisë për infrastrukturën në Shqipëri
7 Tetor 2008Ministri i Financave të Shqipërisë Ridvan Bode dhe ambasadori gjerman në Tiranë, Bernd Borchardt, si dhe dy përfaqësuesit e qeverive nga të dy vendet e kanë vlerësuar maksimalisht mbështetjen e që po merr nga ky projekt infrastruktura e qytetit verilindor të Korçës. Bode u shpreh se zbatimi në terren i projektit do të zgjaste në tre vitet e ardhshme. "Bëhet fjalë për një kredi me terma të butë që akordohet nga qeveria gjermane nëprmjet bankës Kfv në një vlerë që shkon në 15 milion euro. Kjo shumë plus 5 milion euro që janë grant do të përmbyllin fazën e fundit të përmirësimit të infrastrukturës në Korçë. Është një projekt kompleks që ka shkuar totalisht në 35 milion euro, ku ka kontributin e vet dhe Banka Evropiane e Investimeve e institucione të tjera", deklaroi ministri menjeherë pas nënshkrimit të marrëveshjes.
Duke iu refruar marrëveshjes se nënshkruar nga Bode e Borchardt në Tiranë disa nga elementët kryesorë të kësaj faze të projektit do të jenë psh., ndërtimi i një impianti për pastrimin e ujërave të zeza, ndërtimi i kolektorëve për sistemin e ujerave nga shirat, zëvëndësimi i rrjetit të amortizuar të kanalizimit në qytet, rikthimi i rrugëve karakteristike korçare në gjendjen fillestare etj.
Ambasadori gjerman në Tiranë, Berd Borchart pasi ka bërë një bilanc të ndihmës së vendit të tij për Shqipërinë në dy dekadat e fundit, që kap një shumë rreth 700 milion euro, njoftoi dhe fillimin gjatë ditës së martë të bisedimeve mes dy qeverive për vazhdimin e projekteve mbështetës për të ardhmen, e ku diskutohej një fond prej afër 90 milion eurosh.
Ambasadori Borchardt konsideroi si projekte prioritare të vendit të tij në ndihmë të Shqipërisë ato në sektorët e furnizimit me ujë të pijshëm, vendosjen e impianteve për pastrimin e ujërave të zeza, në energjitikë, zhvillimin e turizmit në zonat rurale etj.
Gjithashtu Bode dhe Borchardt paralajmëruan ditën e martë dhe finalizimin e marrëveshjeve të tjera të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë gjatë vizitës së kësaj mesjave në Berlin të një delagacioni të nivelit të lartë shqiptar ku është dhe kryeministri Sali Berisha.