Leverkuzen në finale për kupën e Gjermanisë
22 Prill 2009Reklamë
Ekipi i Bajer Leverkuzen për herë të parë arrin në finale të Kupës së Gjermanisë në futboll. Me kohë shtesë, të martën në mbrëmje djemtë e Leverkuzenit fituan ndaj ekipit të Maincit 05 me rezultatin 4:1. Gjysëmfinalja tjetër vë përballë ekpin e Hamburgut dhe të Verder Bremenit.
Ekipi i qytetit të Kilit është bërë përsëri kampion i hendbollit gjerman. Pas një humbjeje 28:32 nga ekipi i Hamburgut në Flensburg, hendbollistët e Kilit kanë qëndruar në krye të tabelës me pikë duke ftuar kështu edhe titullin kampion edhe për këtë vit.