Hyn në fuqi marrëveshja e re për praninë e trupave amerikane në Irak | Bota | DW | 01.01.2009
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Hyn në fuqi marrëveshja e re për praninë e trupave amerikane në Irak

Marrëveshja parashikon që deri në fund të vitit 2011 nga Iraku të jenë larguar të gjitha trupat amerikane.

Ushtria amerikane është e detyruar që në të ardhmen të marrë miratimin e qeverisë irakiane për të gjitha operacionet ushtarake

Ushtria amerikane është e detyruar që në të ardhmen të marrë për të gjitha operacionet ushtarake miratimin e qeverisë irakiane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës flasin për një 'marrëveshje stacionimi' ndërsa irakianët parapëlqejnë ta quajnë: "Marrëveshje për tërheqjen e forcave të armatosura amerikane". Qeveria irakiane arriti sukses edhe sa i përket çështjes thelbësore. Tani është caktuar edhe data e fundit për tërheqjen e të gjithë ushtarëve amerikanë: 31 dhjetori i vitit 2011. Brenda gjashtë muajve të ardhshëm trupat luftarake amerikane do të tërhiqen nga qendrat e qyteteve. Megjithatë edhe pse marrëveshja e cila në parim duket të jetë shumë e qartë, lë hapsirë për interpretime të ndryshme: kryekomandanti i forcave amerikane në Irak ka deklaruar së fundi se nëse këto trupa ndodhen në mision trajnimi atëherë me siguri që mund të jenë të pranishme edhe në qytete.

Miratimi i qeverisë irakiane i domosdoshëm për të gjitha operacionet ushtarake

Ushtria amerikane është e detyruar në të ardhmen që për të gjitha operacionet ushtarake të marrë miratimin e qeverisë irakiane. Për çdo aksion, më parë duhet të jetë diskutuar me irakianët. Përveç kësaj, amerikanët do të kenë nevojë për një 'Okay' irakaine nëse duan të bastisin qoftë edhe një shtëpi të vetme apo të arrestojnë ndonjë të dyshuar. Në këtë mënyrë ushtarët dhe qytetarët e tjerë amerikanë me detyrë në Irak nuk do të gëzojnë më mbrojtje të plotë nga ndjekja penale e drejtësisë irakiane. Firma të ndryshme të sigurimit të ngarkuara me punë nga qeveria amerikane nuk guxojnë më të veprojnë sipas dëshirës së tyre, ato kanë humbur imunitetin e tyre në Irak. Andaj disa prej tyre ndërkohë janë larguar nga Iraku.

Ndryshim i bazave ligjore për praninë e trupave amerikane në Irak

Siç duket me presionin e Teheranit zyrtar në marrëveshje është futur edhe një pasazh sipas të cilit territori irakian nuk guxon të shfrytëzohet për të sulmuar një vend fqinj - as nga trupat e këmbësorisë apo avionë luftarakë të cilët ndodhen në kalim e sipër nëpër Irak. Në të vërtetë edhe në këtë mes ka mundësi për interpetime të ndryshme: Shtetet e Bashkuara mund të shfrytëzojnë të drejtën e tyre për vetmbrojtje, e cila zë një vend shumë të madh në marrëveshje, për të sulmuar nga Iraku, Iranin apo Sirinë.


Me këtë marrëveshje ndryshon baza ligjore për praninë e trupave amerikane në Irak. Kjo marrëveshje teorikisht i mundëson qeverisë irakiane që të veprojë e pavarur dhe sovrane dhe të jetë e barabartë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por shumë irakianë janë skeptikë. Ata druhen se në praktikë karakteri i pranisë së huaj ushtarake në vend do të ndryshoj shumë pak.

  • Data 01.01.2009
  • Autor Carsten Kühntopp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/GQGq
  • Data 01.01.2009
  • Autor Carsten Kühntopp
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/GQGq
Reklamë