Franca vë në dyshim fillimin e negociatave për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian | Evropa | DW | 03.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

Franca vë në dyshim fillimin e negociatave për pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian

Turqia vazhdon të refuzoj edhe më tutje njohjen e sovranitetit të Qipros. Andaj Franca ka vën në dyshim fillimin e negociatave për pranim në Bashkimin Evropian të planifikuara për 3 tetor. Gjithashtu një ndërrim i mundshëm i qeverisë në Gjermani nuk do t'i përshtatej Ankarasë për shkak se opozita aktuale e sheh me skepticizëm antarësimin e Turqisë. Baha Güngör komenton.

Kryeredaktori i programit turk të Deutsche Welles, Baha Güngör

Kryeredaktori i programit turk të Deutsche Welles, Baha Güngör

Republika turke e orientuar tradicionalisht nga vlerat evropiane është konfrontuar së fundi me kundërshtime të forta. Kjo erë vjen, edhe njëherë, pikërisht nga Evropa, nga kontinenti pjesë e të cilit ajo e ndjen veten të jetë për më tepër se 80 vjet si në kutpimin shoqëror ashtu dhe politik. Qëllimi historik i Ankarasë siç duket nuk rrezikohet vetëm pse në Evropë gjithnjë e më shumë në pah dalin kundërshtarë të antarësimit të Turqisë në BE, por edhe pse Turqia nuk di si të sillet në mënyrë sovrane me këto kundërshtime.

Me këtë rast Turqia ndërrmerr të gjitha përpjekjet e mundshme, të cilat nga Evropa ashtu si më parë shihen me mosbesim, për të plotësuar kushtet për fillimin e negociatave për anëtarësim me 3 tetor. Antarësimi i plotë është dhe mbetet qëllim edhe i shumicës absolute të qytetarëve turq.

Megjithatë në Evropë aktualisht po fryen një erë krejt tjetër: kryeministri francez Dominik de Villepë sqaron se vështirë mund t'i paramendoj negociatat për antarësim nëse Ankaraja edhe më tej vazhdon të mos njoh sovranitetin e Republikës së Qipros. Dhe grupimi parlamentar kryesor opozitar i Unionit Kristiandemokrat-Kristiansocial në Gjermani së shpejti ndoshta edhe grupim qeveritar ashtu si më parë shprehet hapur kundër antarësimit të Turqisë dhe në vend të tij rekomandon një të ashtuquajtur partneritet të privilegjuar. Me këtë rast anashkalohet se çfarë rëndësie strategjike ka lidhja e saj me Evropën dhe vlerat e saj pikërisht tani në kohën e shtimit të fundametalizmit dhe terrorizmit islamik.

Në Turqi një qëndrim i tillë refuzues automatikisht forcon rrymat nacionaliste. Nga ndjenja e përjetimit të refuzimit shtohet edhe rreziku nga një gafë diplomatike antievropiane. Por kjo duhet të evitohet nga Ankaraja.

Faktikisht Turqia duhet të pajtohet me faktin që pragjet në rrugë drejt BE-së do të jenë gjithnjë e më të larta dhe se realiteti politik i kufizon hapësirën vepruese të të gjithë pjesëmarrësve. As Ankaraja por as shumica e shteteve të Bashkimit Evropian nuk kanë çfarë të bëjnë pse rasti i Qipros u bë pengesë brenda për brenda Bashkimit Evropian. Greqia atëherë pat pranuar kyqjen e Qipros në raundin e parë të zgjerimit të BE-së por pat kërcënuar me veto kundër antarësimit të vendeve tjera kandidate si Polonia, Çekia dhe Lituania. Dhe tani Turqia është konfrontuar me gjendjen që të pranoj pjesën greke të Qipros si shtet sovran edhe pse ishte pala greke e jo turke ajo që kundërshtoi planin për ribashkim të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara Kofi Anan.

Deklarata e fundit e Ankarasë, se zgjerimi i Unionit doganor në mes të Bashkimit Evropian dhe Turqisë me nëntë antarë të rinj nuk do të thotë njohje automatike e Qipros megjithatë ishte populizëm i tepruar. Ajo vetëm sa forcoi ata zëra evropian të cilët janë edhe kështu skeptip sa i përket perspektivës evropiane të Turqisë. Ribashkimi i Qipros dhe me të sqarimi i të gjitha çështjeve të pazgjidhura duhet të mbetet detyrë e Kombeve të Bashkuara.

Me retorikën e saj të ashpër në rastin e Qipros qeveria konservatore-religjioze e Ankarasë është futur në një qorrsokak nga i cili do të jetë e vështirë të dilet duke ruajtur fytyrën në politikën e brendshme dhe pa dëme në politikën e jashtme. Fakt është që Qipro ndërkohë është anëtare e Bashkimit Evropian.

Nuk duhet mençuri e madhe që datës 3 tetor si datë e fillimit të negociatave për antarësim të Turqisë në BE, t'i vihet një pikëpyetje e madhe. Që prej dështimit të referendumit për kushtetutën evropiane në Francë është shtuar edhe disponimi kundër antarësimit të Ankarasë në BE. Edhe në Gjermani me një ndërrim të mundshëm të qeverisë mund të ndryshoj në masë të madhe edhe politika ndaj Turqisë.


  • Data 03.08.2005
  • Autor Baha Güngör
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDf
  • Data 03.08.2005
  • Autor Baha Güngör
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArDf