1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Ashpërsohet lufta për pushtet në Tajlandë - Demonstrojnë përkrahësit e qeverisë

30 Nëntor 2008

Kriza në Tajlandë vazhdon. Pas daljes në demonstrata të përkrahësve të qeverisë kërcënon të acarohet lufta për pushtet në kryeqytetin tajlandez Bangkok.

https://p.dw.com/p/G6Mj
Forcat proqeveritare demonstruan të dielënFotografi: AP

Ndërkohë që në aeroportin ndërkombëtar Bankok demonstruesit vazhdojnë si edhe më parë të qëndrojnë ballë për ballë, i pritshëm është edhe përdorimi i dhunës, ditën e dielë mijëra përkrahës të qeverisë dolën në rrugë për kundërdemonstrim. Ata u mblodhën para bashkisë së Bankokut dhe të gjithë mbanin T-Shirts me ngjyrë të kuqe, ngjyrat simbolike të qeverisë.

Njëri nga përkrahësit e qeverisë ështe shprehur se nuk do të lejojmë që aleanca për demokraci të shkatërrojë vendin. Përkrahësit janë të vendosur të vazhdojnë protestën derisa demonstruesit t’i japin fund bllokimit të aeroportit ndërkombëtar.

Thailand Polizeieinheiten errichten Straßensperren nahe des Flughafens von Bangkok
Njësitë policore bllokuan të dielën rrugët që të çojnë në aeroportin e BankokutFotografi: AP

Në Bankok të dielën janë përhapur zërat se përkrahësit e qeverisë do të rrethojnë ndërtesën e qeverisë, ashtu si opozita PAD ka zënë ndërtesën qeveritare dhe aeroportet.

Të martën Gjykata e Lartë e Tajlandës do të vendosë për akuzën e manpulimit zgjedhor në zgjedhjet e fundit parlamentare në vend. Pritet që partia qverisëse PPP të shpërbeëhet për shkak të blerjes së votës dhe kryeministri Somçai të detyrohet me gjyq të largohet nga detyra.

Në rripat e ballit me ngjyrë të kuqe përkrahësit kishin shënuar të dielen: „No Cuop- jo puçit ushtarak“.

Ndërsa në mëngjesin e së dielës, pati një shpërthim granate para rezidencës së qeverisë në Bangkok, sipas të dhënave të policisë u plagosën gati 50 vetë, disa prej tyre rëndë. Pak kohë më vonë, pasuan shpërthime në godinën e një radiostacioni kritik ndaj qeverisë dhe një shpërthim në afërsi të aeroportit për fluturime brenda vendit. Në të u plagosën dy vetë. Një përpjekje e forcave të sigurisë, për t'i boshatisur terminalet dështoi dje.