A është e aftë Turqia për t′u anëtarësuar në BE? | Evropa | DW | 07.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Evropa

A është e aftë Turqia për t'u anëtarësuar në BE?

Pak përpara vizitës së trojkës së BE-së në Ankara Turqia po përmendet sërish negativisht në kryeartitujt e gazetave, sepse policët qëlluan dhe rrahën në Stamboll gra të paarmatosura që merrnin pjesë në një demonstratë me rastin e 8 Marsit. Sipas arsyetimeve zyrtare demonstrueset nuk kishin marrë leje. Sikur të mos mjaftojë kjo autoritetet turke po mundohen t'i zëvendësojnë me fjalë të tjera emrat e kafshëve, në të cilat përmenden emrat e vendeve të origjinës së tyre si Kurdistan apo Armeni.

Dhuna ndaj femrave demonstruese vë sërish në pikëpytje aftësinë e Turqisë për t'u anëtarësuar në BE

Dhuna ndaj femrave demonstruese vë sërish në pikëpytje aftësinë e Turqisë për t'u anëtarësuar në BE

Refleksi, që tashmë mund të quhet tipik, u aktivizua sërish. Pikërisht në atë moment kur Turqia bën vërtet përparime në drejtim të anëtarësimit në BE, shfaqen shenja për një rikthim në të kaluarën. Lajmet e fundit nga Turqia me siguri që çojnë në rënien e numrit të simpatizantëve për anëtarësimin e këtij vendi në BE.

Në rast se policia do të ishte sjellë ndryshe ndaj demonstruesve atëhere me siguri që mediet evropiane do të kishin shkruar pozitivisht për reformat në favor të grave në Turqi. Pikërisht në lidhje me këto reforma që synojnë barazinë juridike të gruas me burrin sipas standardeve bashkëkohore, politikanët evropianë e duartrokitën shumë Turqinë.

Po ndodhi e kundërta. Pikërisht para se në Ankara të arrinte trojka e BE-së për të biseduar me MPJ turk për zhvillimet në vend, policë truq të armatosur deri në dhëmbë rrahën dhe qëlluan pjesëmarrëset e një demonstrate paqësore. Përpara kamerave ata rrahën pa pikë mëshire me shkopinj gome apo qëlluan me shkelma gra të paarmatosura.

Këto pamje u dhanë krahë kundërshtarëve të anëtarësimit të Turqisë në BE. Politikanët turq do të bënin mirë që në vend që të zemërohen për rezistencën masive ndaj anëtarësimit të Turqisë në BE, të luftojnë më mirë dhe më aktivisht ndaj këtyre shfaqeve negative në vend. Në rast se Ministria turke e Ambientit dhe e Pylltarisë i konsideron vërtet si rrezik për integritetin kombëtar dhe terrotorial të vendit emërtime të tilla kafshësh si "vulpes vulpes kurdistanicum" për dhelprën e kuqe apo "ovis armeniana" për delen e egër, atëhere vërtet që ka shkak për ata që dyshojnë nëse Turqia e ka vërtet seriozisht me vizionet për anëtarësim në Evropë.

Sipas gazetës liberale turke "Radikal" Ankaraja beson vërtet se shkencëtarët e huaj i paskan krijuar këto emërtesa për kafshët me ndërgjegje për të cemetuar paragjykimet që kishin pasur ndaj Turqisë. Ai që merret me argumenta të tillë mjeranë, duhet që t'i shtrojë më mirë pyetjen vetes, se a nuk i shërben cementimit të paragjykimeve egzistuese ndaj Turqisë fakti që pyetjet që bën BE-ja në lidhje me përparimet e reformave në vend, konsiderohen si arrogancë e evropianëve. Po ashtu duhet shtruar pyetja se në ç'masë përputhet rrahja brutale e grave prej policëve me qëllimet për krijimin e një Turqie moderne dhe evropiane.

Koha nuk pret më, sepse më 3. tetor pritet që të vendoset në lidhje me fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Turqisë në BE. Në rast se qeveria dhe shteti turk nuk do t'i vënë shpejt gishtin kokës, atëhere me siguri që 90% e partisë UMP, anëtare e koalicionit qeveritar francez, do të gjejë më tepër përkrahës në Evropë, se sa argumentat pro anëtarësimit të vendit në BE, që vendi shtrihet në një zonë ku priten me njëra-tjetrën kulturat dhe fetë dhe konsiderohet ende si model i bashkëjetesës mes demokracisë laike dhe fesë islame.

  • Data 07.03.2005
  • Autor Baha Güngur
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF2
  • Data 07.03.2005
  • Autor Baha Güngur
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArF2