Vizitë e komplikuar - Fisher në Nju-Jork | Bota | DW | 16.09.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Vizitë e komplikuar - Fisher në Nju-Jork

Reforma e OKB-së, tek e cila ai shpresonte shumë dështoi. Për shkak të vizitës në Nju Jork, Fisher duhej të hiqte për një ditë dorë nga fushata elektorale në Gjermani

Fisher në Nju Jork

Fisher në Nju Jork

I gjithë programi i Ministrit të jashtëm gjerman u shndërrua në një kaos. Në vend të një takimi të shkurtër me MPJ të Iranit dhe kryetarin e bisedimeve të Iranit me delegacionin e BE-së për çështjet e programit atomik të këtij vendi, Fisheri qëndroi rreth dy orë duke biseduar me ta dhe me homologët e tij nga Franca dhe Britania e Madhe. Më e keqja, përfundimet e këtyre bisedimeve ishin tepër të pakta.

Në këtë kohë në ambasadën e Indisë pranë OKB-së përveç ministrit të punëve të jashtme të Indisë po prisinin edhe MPJ të Brazilit dhe të Japonisë të cilët së bashku me Fisherin dëshironin të bisedonin për vazhdimin e përpjekjeve për reforminin e OKB-së dhe të Këshillit të Sigurimit. Pas këtij takimi që gjithashtu u zhvillua me vonesë, edhe fjala e Fisherit përpara OKB-së u shty me dy orë. Në fjalën e tij ministri Fisher përsëriti kërkesën e Gjermanisë dhe të këtyre vendeve: "Kjo reformë duhet të vazhdojë të jetë në rend të ditës. Ju bëj thirrje të gjithëve, që konsultimet për këtë çështje të rifillojnë brënda asamblesë së 60-të të OKB-së."

Fisheri e mbajti fjalimin e vet përpara një salle thuajse krejtësisht të zbrazur, megjithatë Ministri gjerman i punëve te jashtme nuk u kursye të thoshte se rezultatet e samitit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork nuk i përmbushën shpresat e Gjermanisë. Ai theksoi se Gjermania kishte marrë pjesë në këtë samit me shpresën se gjatë tij do të merreshin vendime të qarta. Fisher shtoi me keqardhje se për temat të rëndësishme si çarmatosja, përhapja e armëve bërthamore apo përcaktimi i një definicioni për terrorizmin nuk u arrit një marrëveshje. Sidoqoftë sipas Fischer rezultatet e këtij samiti përbëjnë një bazë të kënaqshme për marrëveshje të tjera në të ardhmen.

Kështu foli Fisheri, u largua nga selia e OKB-së në Nju-Jork dhe pas pak mori avionin për t'iu rikthyer fushatës elektorale në Gjermani.


  • Data 16.09.2005
  • Autor Thomas Nehls
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO0
  • Data 16.09.2005
  • Autor Thomas Nehls
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArO0
Reklamë