1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

141210 Guttenberg Afghanistan Kritik

15 Dhjetor 2010

Ministri i Mbrotjtjes, Karl-Theodor zu Gutenberg bashkë me gruan e tij vizitoi pa paralajmërim trupat gjermane në Afganistan. Vizita e Guttenbergut ka ndarë opinionin gjerman.

https://p.dw.com/p/Qaww
Ministri i Mbrotjtjes, Karl-Theodor zu GutenbergFotografi: picture-alliance/dpa

Ministri i Mbrotjtjes, Karl-Theodor zu Gutenberg ditën e hënë(13.12) vizitoi pa paralajmërim trupat gjermane në Afganistan, për herë të parë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Në shoqërinë e ministrit ndodhej edhe një moderator emisionesh televizive gjermane. Por kjo vizitë në Afganistan e Guttenbergut ka ndarë opinionin gjerman. Nga njëra anë ministri i Mbrojtjes lëvdohet për solidaritetin e treguar me ushtarët gjermanë në zonat e krizës. Nga ana tjetër ka zëra kritikë për "një vetëinskenim pa shije" të ministrit. Zoran Arbutina me hollësi.

Kritikat e opozitës

Opozita gjermane është e zemëruar. Udhëtimi i inskenuar i ministrit gjerman të Mbrojtjes, Karl-Theodor zu Guttenberg në Afganistan kishte një efekt të madh mediatik. Për herë të parë ministri i Mbrojtjes shoqërohej nga bashkëshortja e tij Stefanie në Masar-i-Scharif dhe Kundus. Edhe moderatori i njohur gjerman Johannes B.Kerner shoqëronte ministrin, Për kryetaren e partisë së gjelbër, Claudia Roth ky ishte një "aksion salop publicitar".

Claudia Roth Bundesvorsitzende Neujahrsklausur
Claudia Roth, kryetare e partisë së gjelbërFotografi: AP

Edhe kryetari i partisë socialdemokrate (SPD), Sigmar Gabriel kritikon: "Unë habitem për mënyrën e oganizimit të vizitave të tilla, por këtë duhet ta mbajë mbi shpatulla, Herr zu Guttenberg. Për mua kjo ishte tërësisht e papërshtatshme." Akoma më ashpër reagon kryetari i partisë së Majtë, Klaus Ernst: "Unë mund vetëm të them: pa shije."

Guttenbergu nuk i pranon kritikat

Por zu Guttenberg i kthen mbrapsht kritikat me vendosmëri. Ai e mbrojti xhirimin e një talk-show televiziv tek trupat në Afganistan. "Fakti që nga Masar-e-Sharif u transmentojmë njerëzve në Gjermani ka qenë një iniciaticë shumë e mirë. Ata që ishin me ne mund të shihnin, që nuk u kursyen kritikat, që këtu nuk e zbukurojnë botën, por e paraqesin atë ashtu siç është, ashtu siç është për këdo çdo ditë."

Gutteberg tha se donte t'i siguronte ushtarëve vlerësimin që ata meritojnë dhe së bashku me gruan donte të tregonte një shenjë solidariteti. Por pikërisht kjo nuk ka qenë në qendër, kritikon këshilltari i politikanëve dhe menaxheri i fushatave elektorale, Michael Spreng:

Michael Spreng, der neue Wahlkampfmanager von Stoiber
Michael Spreng, menaxher i fushatave elektoraleFotografi: AP

"Që ministri i Mbrojtjes shkon në Afganistan për të falënderuar ushtarët pak para krishtlindjeve, është një gjë që e vlerësueshme. Por ai duhet të ketë parasysh ushtarët janë star-ët, ushtarët duhet të jenë në qendër të vëmendjes. Fakti që ai mori edhe gruan me vete dhe një moderator televizioni, bëri që ata të ishin në qendër të vëmendjes dhe jo ushtarët. Ushtarët krijuan vetëm kulisën, por kjo bën që të dështojë qëllimi i vërtetë i udhëtimit, pra që në qendër të vendosen ushtarët."

Pse duhet të shkonte gruaja e ministrit në Afganistan?

Karl-Theodor zu Guttenberg është padyshim një politikan i talentuar, thekson Spreng, që e lidh punën e tij të mirë me një paraqitje elokuente dhe të mirëplotësuar, ai ka një pamje të hijshme dhe një bashkëshorte atraktive dhe inteligjente.

Por qëllimin e vërtetë të udhëtimit nuk duhet ta vishnin vetinskenimi efekti mediatik. "Pra megjithë respektin dhe rëndësinë që kam për gruan e tij, çfarë kërkon Stefanie zu Guttenberg në Kundus? Ajo nuk është politikane, ajo ështe bashkëshorte, pra ajo ka një famë dhe autoritet të huazuar. Detyra e ministrit është të falënderojë ushtarët dhe të mos bëjë një ekskursion me familjen."

Afghanistan Besuch der Guttenbergs Dezember 2010
Stefanie zu Guttenberg, shoqëroi bashkëshortin në vizitën në AfganistanFotografi: picture-alliance/dpa

Por nga radhët e ushtrisë gjermane vijnë reagime pozitive. Ushtarët u gëzuan që patën mundësinë të përshëndesnin edhe gruan e ministrit, thuhet nga Bundesveri. Edhe i ngarkuari i Bundestagut për Bundesverin gjerman, Helmut Königshaus (FDP) nuk sheh arsye për kaq zhurmë: "Zërat që kam dëgjuar por edhe reagimet nga ushtarët kanë qenë pozitive."

Autor: Zoran Arbutina/Lindita Arapi

Redaktoi: Mimoza Cika-Kelmendi