1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Vazhdon degjimi i Fisherit ne Bundestag

Anila Shuka, Berlin25 Prill 2005

Ministri gjerman i punëve të jashtme, Joshka Fisher, ka pranuar që ka bërë gebim, sa i përket liberalizimit të politikës së vizave. Ai mori mbi supe përgjegjësinë për dekretin e nxjerr në mars 2000, dhe që nëpër media njihet me emrin Volmer. Fisheri propozoi që në të ardhmen, të flitet për Dekretin Fisher.

https://p.dw.com/p/Ar42
Ministri gjerman i puneve te Jashtme Joshka Fisher
Ministri gjerman i puneve te Jashtme Joshka FisherFotografi: AP

Fisheri sulmoi opozitën që në fillim për skandalizmim të tepruar të situatës: "Zoti kryetar, po të kishit folur edhe para opinionit kështu siç folet tani, do t'i kisha kursyer vetes disa fjali hapëse. Ju flisni këtu për mijëra ndërsa në publik për miliona turistë ilegalë. E dini shumë mirë këtë, që po bëni një skandalizim të padëgjuar. Nuk ka asnjë dobi ta fusni popullin ukrainas në një thes me kriminelë, prostituta, dhe puntore klandestinë."

Me këto fjalë, me këtë kundërsulm në adresë të opozitës kristiandemokrate, drejtuar konkretisht kryetarit të komisionit, kristiandemokratit, Hans Peter Uhl, ministri gjerman i punëve të jashtme, i njohur me emrin civil, Jozef Martin Fisher, filloi rrëfimin e tij në komisionin hetimor të Bundestagut. Synimi i këtij komisioni, që ka filluar punën në fillim të këtij viti është të shqyrtojë, se a qendrojnë akuzat e opozitës, sipas të cilës, me politikën e saj në dhënien e vizave, ministria e jashtme ka inkurajuar krimin e organizuar, prostitucionin e detyruar dhe punësimin klandestin.

Në dekretin Fisher/Volmer të marsit 2000, thuhet se ne raste të paqarta, kur nuk mund te konfirmohet boniteti, pra aftesia paguese e vizekerkuesit, këtij t'i mundësohej liria e udhëtimit. Debati kryesosr zhvillohet para se gjithash rreth një rregulli që përdorej në disa ambasada, ku kandiduesi as nuk kishte nevojë të paraqitej personalisht për të marrë vizën. Ai mund ta merrte vizën në një agjenci udhëtimi. Në këto raste garancia bëhej përmes një pasaporte sigurimi për udhëtimesh. Pasaporta, siguronte shoqëria përkatëse do të merrte përsipër shpenzimet në se do të ndodhte një fatkeqësi apo semundje. Ne kete menyre mijera vete, kryesisht ukrainas kane arritur te vijne ne Evrope, me qellime te rrema, pra per te bere udhetime turistike, dhe kane perfunduar ne kantjere ndertimi, apo si puntore klandestine ne Gjermani dhe vende te ndryshme te Evropes.

Fisheri e ka pranuar disa here, qe i kane "munguar radarët" për te reaguar qysh heret. Për vite me radhë, kryediplomati i Gjermanisë, i kishte injoruar shumë vërejtje dhe ankesa që kishin shkuar në adresë të përfaqësive diplomatike, veçanërisht në Kiev, por edhe Tiranë e Prishtinë, për keqpërdorime dhe korruption në praktikën e vizave.

Dëgjimi në komision mendohet të vazhdojë deri në mesnatë. Ndërsa për opozitën është ky shansi më i përshtatshëm për të tronditur, politikanin deri para pak muajsh më të pëlqyer të gjermanëve, për Fisherin, është ky shansi që para zgjedhjeve parlamnetare të landit më të madh gjerman, pra Nordrhein/Vestfalisë, më 22 maj, të arrijë një kthesë në opinionin gjerman, tek i cili për shkak të aferës së vizave është krijaur përshtypja, që partia e Fisherit, është për hapjen e kufijve, dhe futjen kështu në Evropë të kriminalitetit dhe të problemeve të tjera. Doreheqja e ministrit konsiderohet si e pareailzueshme, pasi kjo do kishte si pasoje nje krize qeveritare.