Ulja në satelitin e Saturnit, Titanin | Bota | DW | 14.01.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ulja në satelitin e Saturnit, Titanin

Misioni Hyugens mbërrin pas shtatë vjetësh në pikën kulmore

Çifti i sondave Cassini-Huygens në fluturimin drejt Saturnit

Çifti i sondave Cassini-Huygens në fluturimin drejt Saturnit

Hyrja në atmosferën e Titanit ishte një udhëtim i tmerrshëm për sondën e Organizatës Hapësinore Evropinane, ESA. Temperatura deri në 1.500 gradë celsius e vunë në provë veshjen e saj në formën e një tigani aziatik për mbrojtjen nga nxehtësia. Pak minuta më vonë sonda Huygens hapi njëra pas tjetrës parashutat e veta për ulje ajo dhe u ftohe në minus 180 gradë sa ç'është edhe temteratura rrethuese.

Me anë të gjashtë instrumenave matës sonda do të mbledhë të dhëna mbi trajtën e atmosferës. Këtu përveç përbërjes kimike dhe fizike përfshihen edhe të dhëna mbi drejtimin dhe shpejtësinë e erërave. Gjithashtu gjatë rënies sonda bëri fotografi dhe të regjistroi zhurma. Të dhënat sonda do t'ia përcjellë sondës mëmë, Cassini, nga e cila është tërhequr gjatë rrugës. Cassini do të veprojë si ndërmjetëse midis sondës Huygens dhe Tokës.

Sateliti i dytë për nga madhësia i sistemit diellor, i cili është sa gjysma e Tokës, është në të njëjtën kohë edhe i vetmi që ka atmosferë. Kjo përbëhet kryesisht nga azoti dhe hidrokarbure si etani dhe metani. Për arsye të temperaturave të ulta retë, detet dhe shiu mendohet të mos jenë prej uji por prej metani. Sipas faqes së internetit të agjencisë hapësinore ESA në Titan mund të ketë re metani, të cilat predhojnë shi me pika sa përmasat e një topi tenisi.

Enigmatike është për shkencëtarët trajta e sipërfaqes së Titanit, pasi një shtresë avujsh me ngjyrë portokalli në kafe e pengon shikimin. Hamendësohet që krahas strukturave të ngurta të ketë edhe liqene dhe dete. Madje Gerhard Schwehm, drejtor i sektorit për misione planetare në agjencinë ESA e konsideron të mundur gjetjen në Titan të pjesëve përbërëse që mundësojnë jetën. Të paktën atmosfera i ngjan asaj të Tokës katër miliardë vite më parë. Por për zhvillimin e një jete të avancuar kushtet janë tepër të ftohta.

Specialistës e agjencisë ESA nuk ndërhynë gjatë misionit të sondës, sepse një urdhëri të dhënë prej tyre do t'i duhej shumë kohë sa të ndikonte mbi fluturimin e sondës. Duhet më shumë sesa një orë që valët transmetuese të kontaktojë sondën mëmë, Cassini dhe në rastin më të mirë bateritë e sondës Huygens do të punonin tri orë.

  • Data 14.01.2005
  • Autor Markus Roman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArR1
  • Data 14.01.2005
  • Autor Markus Roman
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArR1
Reklamë