Ukraina ka nevojë për ndihmën e perëndimit | Bota | DW | 09.03.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Ukraina ka nevojë për ndihmën e perëndimit

Presidenti i ri ukrainas, Viktor Jushçenko në fjalimin e tij para bundestagut gjerman pohoi edhe njëherë qartë dëshirën e vendit të tij për të qenë pjesë e Europës. "Ukrainasit do të bëhen një ditë pjesë e pazgjidhshme e familjes evropiane- për këtë jam i bindur" u shpreh ai para deputetëve gjermanë. Fjalimi i Jushçenkos u ndërpre disa herë nga duartrokitjet. Presidenti ukrainas falënderoi gjermanët për mbështetjen dhënë gjatë revolucionit të ashtuquajtur portokalli dhe përforcoi edhe njëherë, se integrimi i vendit të tij në BE nuk bëhet kundra ndonjë vendi tjetër

Presidenti ukrainas, Jushçenko dhe kancelari gjerman, Shrëder

Presidenti ukrainas, Jushçenko dhe kancelari gjerman, Shrëder


Tingëllon e çuditshme! Vetëm para pak javësh Evropa dhe Gjermania lëvdoi me tonet më të larta revolucionin ukrainas. Ngjyra portokalli u kthye në simbol. Ndërsa tani figura qendrore e këtij transformimi demokratik Viktor Jushçenko u prit në Berlin pa ndonjë entuziazëm të veçantë. Politikanët gjermanë me sa duket ishin më shumë të interesuar të frenonin dëshirat ukrainase për një pranim të shpejtë në BE, shpresa këto që u ndezën vetë nga perëndimi vetëm para pak javësh përmes aluzioneve të dukshme, në atë kohë kur populli ukrainas doli në rrugë për demokracinë. Por i patundur, Viktor Jushçenko vazhdon të proklamojë qëllimin e tij më të rëndësishëm në politikën e jashtme, anëtarësimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian. Me këtë presidenti ukrainas lidh një strategji në politikën e brendshme. Rruga e reformave drejt Evropës synon të rrisë presionin brenda vetë Ukrainës, me qëllim që Presidenti t'a ketë më të lehtë në rrugën e ndryshimeve sociale, politike dhe ekonomike.

Por një anëtarësim i Ukrainës në BE në një plan afatmesëm është iluzion. Vetë Bashkimi evropian nuk do t'ja dilte mbanë, Ukraina nuk është e pjekur për një gjë të tillë. Këtë e di me siguri edhe Jushçenko. Për të modernizuar këtë vend nevojiten përpjekje shumë të mëdha. Suksesi i demokratizimit varet edhe nga përmirësimi i standartit jetësor në vend. Me qindra mijë ukrainas ndërkohë kanë braktisur vendin. Ata janë viktima të bandave kriminele, por mbi ta bie edhe barra e një politike korruptive dhe të dështuar. Ukraina është një vend mjaft i varfër, banorët e saj kërkojnë në Evropë punë dhe bukë.
Pas vizitës së Jushçenkos mbetet akoma hapur një çështje: një popull, i cili u përpoq me kaq guxim për demokracinë dhe arriti të ulë nga froni një qeveri të koruptuar, a nuk meriton më shumë premtime konkrete? Dhe pak më shumë ndershmëri? Së fundi duhet thënë se në rast se fillojnë bisedimet për anëtarësim të Turqisë, atëherë në kuadër të lidhjeve historike dhe kulturore nuk duhet përjashtuar një vend si Ukraina. Kjevi nuk ka nevojë vetëm për disa çeqe nga Brukseli. Ai ka nevojë për ndihmë konkrete dhe një partneritet stabil.

  • Data 09.03.2005
  • Autor Kornelia Rabitc
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQD
  • Data 09.03.2005
  • Autor Kornelia Rabitc
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArQD
Reklamë