U dërgua në hapësirë sateliti i Galileos | FOKUS | DW | 28.12.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

FOKUS

U dërgua në hapësirë sateliti i Galileos

Nga stacioni rus i hapësirës, Bajkonur sot në mëngjes u dërgua në hapësirë sateliti i parë provë për sistemin evropian të navigimit, Galileo. Qeveria gjermane është financuesja më e madhe e projektit dhe do të marrë porositë më të shumta.

Nisja e satelitit testues

Nisja e satelitit testues

Vetëm në minutën e fundit u arrit dakordimi politik për projektin Galileo: me vite të tëra kanë vazhduar mosmarrëveshjet midis BE dhe shteteve anëtareve, në një kohë që secila palë përpiqej të nxirrte tjetrën nga loja, dhe të përfitonte sa më shumë nga sistemi i përbashkët satelitor me angazhimin më minimal financiar. Në fund ishte Gjermania ajo që bllokoi pagesat për shoqërinë "Galileo Industries", për aq kohë sa të sigurohej se ajo do të përfitonte mjaftueshëm nga mjetet dhe vendet e punës që do të rezultojnë, e ndërkohë projekti ka arritur shumën e 400 milionë eurove. Dhe presioni bëri efekt: në fillim të dhjetorit, ministri i sapoemëruar i transportit, Volfgang Tiefensee mundi të deklaronte i gëzuar:

"Në fund nuk ishte edhe kaq e lehtë t'i bashkoje të gjithë nën të njëjtin emërues, por mendoj se tani mund të jemi shumë të kënaqur. Pati më parë edhe parashikime se i gjithë sistemi shoqërohet me pikëpyetje."

Por përballë këtij kërcënimi, partnerët evropianë u treguan të gatshëm ta pranojnë në shoqërinë menaxhuese konsorciumin Tele-Op, të përbërë nga telekomi dhe qendra gjermane për Transportin Ajror dhe Hapësinor. Me këtë pjesa gjermane arrin në 25%, kjo qeverisë gjermane i duket korrekte, meqenëse në fund të fundit asaj do t'i duhet të përballojë me paratë e takspaguesve rreth 20% të shpenzimeve të përgjithshme prej 1,1 milionë Euro të fazës testuese. Mbatja në punë më vonë e sistemit të gatshëm do të kërkojë rreth 2 miliardë dollarë. Këto para do të sigurohen përmes një të ashtuquajture Partneriteti Publik-Privat, dy të tretat nga përfaqësues të ekonomisë dhe një e treta nga burime publike. Si shpërblim, koncesionarët do të kenë të drejtë të menaxhojnë për 20 vjet të drejtat.

Kjo në një kohë kur shpresat për përfitimin ekonomik janë thuajse të pakufishme, pala gjermane flet për 100 mijë vende pune, Komisioni Evropian madje për 150 mijë vende pune që do të krijohen në Evropë përmes sistemit Galileo. Drejtori i përgjithshëm përgjegjës në Bruksel, Kristian Lamurë, ndërkohë shprehet i gëzuar për interesin e madh ndërkombëtar. "Vendet me popullsinë më të madhe në botë marrin pjesë në projekt, Kina, India, Brazili. Por ka edhe të interesuar të tjerë,Izraeli për shembull, i cili kërkon të marë pjesë në Galileo, meqenëse për shkaqe që kuptohen nuk do t'ia lërë sigurinë e tij në dorë vetëm sistemit amerikan GPS."

Së fundi edhe fakti që SHBA në fillim të luftës së Irakut e mbyllën pa e zgjetur sistemin e tyre të GPS, u dha krahë planeve të sistemit Galileo. Ekziston një dëshirë për të qenë të pavarur ushtarakisht, por edhe që të kërkohet pjesë në një treg në rritje: kjo fillon tek drejtuesit e automjeteve, të cilët do ta shfrytëzojnë falas në të ardhmen sistemin Galileo, që është më i saktë se sistemi GPS; vazhdon pastaj në përdorimet që kushtojnë para: që nga kontrolli i kalimit të kamionëve, nga matjet, nga shoqëritë e fluturimeve, shërbimet e shpëtimit- deri në shumë përdorime të tjera, të cilat ende duhet të shpiken.

Në një situatë të tillë është jashtëzakonisht e dobishme, mendon ministri Tiefensee, që të ngrihen dy qendra kontrolli, jo vetëm në Oberpfaffenhofen të Bavarisë, por edhe një qendër tjetër në Otabrun:

"Do të ngrihet një e ashtuquajtur "performance-center", për të cilën shpresojmë se do të gjenerojë më shumë shërbime edhe për industrinë gjermane."

Në janar do të nënshkruhet marrëveshja përfundimtare midis menaxhuesve industrialë, dhe atëherë punët duhet të rregullohen vetëm teknikisht, në mënyrë që sateliti provë të dërgojë në mënyrë të garantuar sinjale deri në verë të vitit të ardhshëm, gjë e rëndësishme për të siguruar frekuencën. Në vitin 2008 në hapësirë do të dërgohet sateliti i parë i vërtetë, ndërsa në vitin 2010 do të nisë punën i gjithë sistemi, i përbërë nga 30 satelitë.

  • Data 28.12.2005
  • Autor Barbara Vesel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgu
  • Data 28.12.2005
  • Autor Barbara Vesel
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Aqgu