Trazira në politikën e brendshme izraelite | Politika | DW | 17.01.2007
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Politika

Trazira në politikën e brendshme izraelite

Pesë muaj pas fundit të luftës në Liban, shefi i Shtabit të Përgjithshëm izraelit, Dan Halutz u dorëzua. Ditën e martë në mbrëmje, shefi i flotës ajrore izraelite bëri publike dorëheqjen. Nën presion ndodhet edhe kryeministri izraelit, Ehud Olmert

Dan Halutz dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Dan Halutz dha dje në mbrëmje dorëheqjen

Gjeneralë të lartë izraelitë kanë reaguar të lehtësuar pas dorëheqjes së shefit të shtabit të përgjithshëm Dan Halutz. Mediat izraelite citojnë anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, sipas tyre kishte ardhur koha e konsekuencave pas luftës në Liban të forcave izraelite. Në një letër drejtuar kryeminisitrit Ehud Olmert, Halutz
është shprehur se ai e ndërmerr këtë hap i shtyrë nga ndjenja e tij e përgjegjësisë.

Më parë udhëheqja ushtarake izraelite publikoi rezultatet e një studimi të brendshëm mbi aftësinë e e trupave izraelite gjatë lufimeeve me Hizbollahët.

Halutz që gjatë luftës në Liban ndodhej nën presionin e kritikave që nuk u shuan edhe pas përfundimit të luftës. Ushtria nuk arriti asnjë nga qëllimet luftarake. Ajo as jo doli të çarmatosë Hizbollahët, as nuk arriti lirimin e ushtarëve të marrë peng, Regev dhe Goldvasser. Madje ushtria nuk ndaloi dot sulmet e hizbollahut me raketa "Katjusha" drejtuar qyteteve izraelitoveriore.

Kryeministri Ehud Olmert ka shprehur keqardhjen për dorëheqjen e Halutz. Flitet se Olmert është përpjekur të bindë shefin e shtabit të përgjithshëm të mos japë dorëheqjen.

Por tanimë po rritet presioni ndaj Olmertit, të ndjekë shembullin e Halutz. Drejtësia izraelite hapi të martën në mbrëmje procedurën hetimore kundër Olmertit për shkak të dyshimit të përfshirjes në afera korruptive. Si ministër financash, Olmert duket se ka përdorur në vjeshtën e vitit 2005 influencën e tij në procesin e privatizimit të njërit prej instituteve më të mëdha të kreditore shtetërore, Bankës Leumi, në favor të miqve të tij biznesmenë.

Ky lajm dominoi mediat izraelite të martën në mbrëmje. Në lajmet kryesore, moderatori i televizionit izraelit filloi direkt me pyetjen: Do të japë dorëheqjen kryeministri izraelit për shkak të aferës së Bankës Leumi?

Kryeministri la përmes zëdhënësve të tij të bëhej e ditur, se ai nuk ka qenë i habitur nga ky lajm. Nuk ka asgjë të vërtetë tek akuzat, tha Olmert, ai është krenar për punën e tij në privatizimin e bankës.

Por dorëheqjen e Ehud Olmertit nuk e kërkon vetëm opozita. Në vetë radhët brenda partisë së punës, partia më e rëndësishme e koalicionit mjaft politikanë janë duke u përgatiur për zgjedhje të parakohshme. Ish- ministri Ofir Pines-Pas i partisë së punës thotë: Izraeli ka nevojë për një udhëheqje të re, një udhëheqje që është e pranueshme. Për fat të keq, tek ne po kalohet nga njëra figurë tek tjetra, nga një hetim tek tjetri dhe nga turpi në turp."

Hetimet e policisë mund të zgjasin disa muaj, vetëm pas kësaj dosjet i kalohen prokurorisë, e cila duhet të vendosë nëse mund të ngrihet aktakuza ndaj kryeministrit izraelit, Ehud Olmert.


  • Data 17.01.2007
  • Autor Clemens Verekotte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnI
  • Data 17.01.2007
  • Autor Clemens Verekotte
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AqnI