Terrori i globalizuar i bombave si sfidë | Bota | DW | 18.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Bota

Terrori i globalizuar i bombave si sfidë

Atentati në qendrën turke të pushimeve Kusadasi tregon praninë aktuale të terrorit global të bombave- ndjenja e sigurisë po zhduket me shpejtësi. Përgjigja për këtë sfidë nuk mund të jetë as histeria dhe as shpagimi. Ajo duhet të jetë: arsye e shtetit juridik, edhe në Turqi

Demonstrate kunder terrorit ne Keln, nentor 2004

Demonstrate kunder terrorit ne Keln, nentor 2004

Seria e atentateve me bomba dhe me atentatorë vetëvrasës nuk po njeh fund. Shpërthimet në Londër dhe tani në qendrën e pushimeve Kusadasi pranë Izmirit, në Madrid ose Stamboll në të kaluarën, ose edhe në Irak thuajse përditë i japin papushim fund jetëve të njerëzve, numri i të plagosurve rritet me shpejtësi. Në asnjë vend të Evropës njerëzit nuk e kanë më ndjenjën e sigurisë. Terrori i globalizuar i bombave është bërë prej kohësh një sfidë satane për njerëzimin e të gjitha feve, botëkuptimeve, kulturave dhe ngjyrave të lëkurës.

Raportet për aktet e dhunës në të gjithë botën ndeshin në interes në rritje, në raport me afërsinë e vendit të atentatit dhe me shifrat e viktimave. Tronditja rritet në masën sa edhe probabiliteti për të bërë pjesë edhe vetë tek viktimat. Rreziku i kapitullimit para dhunës brutale rritet, gjë që bën pjesë në një nga synimet që kërkon të arrijë terrorizmi. Kalkulohet me panik si rezultat i humbjes së sigurisë nga njerëzit, të cilët ndihen të pambrojtur dhe humbasin gëzimin e jetës, duke shkuar përshembull për pushime në një vend tjetër, dhe duke hequr dorë kështu nga pushimet në një vend tjetër, e në këtë mënyrë nga kontakti me kultura dhe fe të tjera.

Pasojat janë shkatërruese, në një kohë kur shtetet kërkojnë rrugë për t'i reduktuar kufijte dhe muret midis tyre në një minimum. Në vend të dialogut dhe kontaktit midis kulturave dhe feve, fuqitë e errëta i gëzon shpresa e një lufte midis civilizimeve.

Kur trupat e njerëzve të pafajshëm- qoftë në metropolin botëror të Londrës ose në qendrën e vogël të pushimeve të Kusadasit në bregdetin turk të Egjeut, copëtohen, historia dhe dëshira për të marrë hak janë rrjedhoja psikologjike e dëshpërimit. Prandaj edhe për këtë shkak, arsyeja e shtetit juridik e qeverive dhe aparateve të sigurisë është vecanërisht e rëndësishme. Paralelisht me ndjekjen dhe ndëshkimin e aktorëve të dhunës dhe nxitësve të tyre, hendeqet midis shtresave sunduese të mirëqëna dhe njerëzve në vështirësi duhet të kapërcehen.

Por pikërisht në këtë pikë, vende si Turqia e kanë të vështirë, që ta vendosin lapsin në vendin e duhur, për shembull tek problemi kurd, ku duhet të dalin nga vetvetja. Cështja gangrenë kurde, e trajtuar vetëm në mënyrë ambulante, lufta e organizatës militante separatiste PKK dhe kundërdhuna ushtarake e shtetit të NATOS, me ambicie për t'u anëtarësuar në BE, shuan në dekadën e kaluar gati 40 mijë jetë njerëzish dhe hodhën dëm rezerva të mëdha financiare. Një përmirësim i vërtetë i kushteve të jetesës në Anadallin jugor dhe juglindor ende nuk duket.

Nuk është me vend që të kërkosh kryqëzata populiste kundër së keqes, sic bëri presidenti amerikan Xhorxh Bush pas 11 shtatorit, as që të justifikosh atentatet me atentatorë vetëvrasës, sic bëjnë disa dijetarë të fesë islame. Rreziku i futjes së të gjithë kurdëve në të njëtin kallëp në Turqi është po aq i madh sa është në Evropë ai i ndjesisë se cdo besimtar mysliman ose cdo xhami përfaqëson një kërcënim të rendit bazë laik.

Kërkesa e miqësisë së jashtme gjermane për të pasur më shumë kujdes në udhëtimet për në Turqi është një kërkesë e mekanizmit mbrojtës për qytetarët e tu. PPK hoqi dorë një vit më parë nga armëpushimi. Ajo nuk qe në gjendja ta ndalonte pavarësimin e grupeve që u shkëputën prej saj, të cilat me anë të atentateve në zonat e pushimeve, mund të shuajnë një burim të konsiderueshëm devizash dhe të vështirësojnë afrimin e Turqisë me vlerat evropiane.

Por vendi i pushimeve i preferuar vitet e fundit i rrethuar nga katër dete nuk është më i sigurtë ose më i pasigurtë se sa Britania e Madhe, Franca, Italia, Spanja ose Greqia- as Gjermania. Ka ardhur koha që Evropa të ndërmarrë një aksion të përqëndrues kundër terrorizmit, me pjesëmarrjen edhe të Turqisë, edhe nëse kjo nuk mund të pengojë krejtësisht atentatet e ardhshme.

  • Data 18.07.2005
  • Autor Baha Gyngër
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOg
  • Data 18.07.2005
  • Autor Baha Gyngër
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArOg
Reklamë