Sulmet terroriste dhe samiti i G-8 | Studimi në Gjermani | DW | 08.07.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Sulmet terroriste dhe samiti i G-8

Temat kryesore të gazetave të sotme gjermane janë sulmet terroriste në Londër, pasojat e këtyre sulmeve për sigurinë në Gjermani dhe përfundimi i samitit të G-8.

default


Gazeta e Bonit, "General Anzeiger" komenton:

"Kur presidenti amerikan Xhorxh Bush thotë se ata duan që "ideologjisë së urrejtjes" t'i kundërvejnë "ideologjinë e dashurisë ndaj tjetrit", shumë muslimanëve u kujtohet lufta e Irakut dhe u ngrihet vreri. Al Kaida nuk është e interesuar për mirëkuptim: ajo përgjigjet me dhunë. Këtu qëndron edhe problemi: Al Kaida do të vazhdojë me bomba, përderisa ka mbështetjen e vendeve islamike. Ajo mendon se është avangardë e botës islame. Pa ndryshimin e kësaj bindje, sulmet e reja janë vetëm cështje kohe. Pa dashje, me ndërhyrjen në Irak, perëndimi është shndërruar në ndihmës të Al Kaidës. Mirëpo, edhe sikur të mos ishte kjo luftë, obligimi kryesor i shumicës dërmuese muslimane në mbarë botën është lufta kundër terroristëve islamikë. Al Kaidën nuk mund ta mundë perëndimi, por vet muslimanët", konstaton komentatori i "General Anzeiger".

Ndërsa gazeta e kryeqytetit, "Berliner Kurir", kërkon më shumë të drejta për policinë dhe shërbimet sekrete, në luftën kundër dukurive terroriste:

"Sa më vrasës që bëhet terrori, shtohen edhe zërat për ashpërsimin e ligjeve. Kjo ia vlenë shumë pak, por nuk do të thotë se janë shterrur të gjitha mundësitë tona. Ne e dimë se cfarë mendojnë këta vrasës për ne, kush i mbështetë dhe cila është ideologjia e tyre. Nuk është vrasëse feja islame, por shumë predikues të urrejtjes, të cilët Kur'anin e keqpërdorin në luftën kundër nesh. Dhe kjo duhet ndërprerë. Nuk duhet të lejojmë mëmsimet fetare islame të pokontrollurara në shkollat tona. Prandaj, policia dhe shërbimet sekrete duhet të kenë më shumë të drejta. Me qëllim që të eliminojnë rreziqet që cënojnë lirinë tonë. Ky është edhe kuptimi i sistemit tonë juridik".

Ndërsa komentatori i gazetës "Die Tagespost", i referohet keqpërdorimit dhe mangësive të fesë islame:

"E përbashkëta e këtyre terroristëve është se vetëvrasësit e quajnë veten martirë të allahut. Eshtë ky edhe shpirti i terrorizmit të tanishëm ndërkombëtar. Natyrisht që këta islamistë nuk mund të barazohen me fenë islame. Ndoshta nuk është politikisht korrekte, por duhet theksuar se fanatizmi i këtyre kamikazëve është ai i cili dallon këtë nga fetë tjera të mëdha. Fesë islame ende i mungon shpjegimi i primatit të të drejtave të njeriut, që ka të bëjë edhe më gratë dhe fëmijët, dhe në përgjithësi të së drejtës. Ajo nuk i njeh liritë politike të shtetit demokratik dhe lirinë e besimeve tjera. Në disa vende po shihen shenjat e para të reformave. Për këtë shkak edhe këto vende janë në shënjestër të radikalëve islamikë".

Ndërsa "Ostsee Zeitung" e Rostokut sulmet e Londrës i komenton nga aspekti i sigurisë në vend:

"Ai që nën ndikimin e fotografive të tmerrshme nga Londra, bënë thirrje për ashpërsimin e ligjeve në luftën kundër terrorizmit, shumë shpejt do të quhet si aksionist. Me dy paktet e sigurisë, Gjermania vetëm në dukje është përgatitur për kërcënimet e mëdha. Federalizmi i lavdruar shumë, është bërë një prej pengesave në këtë luftë për më shumë siguri në vend. Që prej vitesh policët tanë presin paisjet digjitale me të cilat mund të komunikojnë edhe në hekurudhën nëntoksore. Deri tani nuk ekziston ndonjë qendër e përbashkët e të dhënave antiterroriste. Ndërkohë që landet janë ato të cilat koordinojnë aksionet e sigurisë nga katastrofat. Prandaj është e domosdoshme një paketë tjetër e sigurisë", mendon komentatori i kësaj gazete.

Nën hijen e rëndë të sulmeve terroriste komentohet edhe përfundimi i samitit të G-8. "Westfälische Rundschau" e Dortmunit pohon:

"Vetëm një oratorë i mirë si Toni Bler mund të fliste për sinjalet për një ardhmëri edhe më të mirë. Më mirë do të ishte sikur të pranonte dështimin e samitit. Bler kishte zgjuar pritje të mëdha nga ky samit. Prandaj, edhe zhgënjimi është kaq i madh. Eshtë zhdukur euforia e qëllimeve të miratuara para pesë vjetësh. Ky samit ka humbur besueshmërinë dhe nuk i ka realizuar shansat e veta".

  • Data 08.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arum
  • Data 08.07.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/Arum