1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Steinmeier dënon dhunën e serbëve në Mitrovicën e Veriut

A.Shuka17 Mars 2008

"Aktet e dhunës së demonstruesve serbë ndaj trupës mbrojtëse ndërkombëtare të Kosovës (KFOR) janë të papranueshme dhe të pajustifikueshme", ka thënë ministri gjerman i punëve të jashtme të hënën.

https://p.dw.com/p/DQHF
Frank Walter SteinmeierFotografi: picture-alliance/dpa

"Unë i dënoj ato me ashpërsinë më të madhe", ka deklaruar ai më tej nga Jerusalemi ku ndodhet për konsultimet qeveritare israelito-gjermane së bashku me kancelaren Angela Merkel. Resoluta 1244 dhe së bashku me të përgjegjësia e UNMIK-ut për veriun e Kosovës duhet të respektohen pa tërsëisht dhe nga të gjitha palët, ka kërkuar ministri gjerman. Më parë edhe zëdhënësi i ministrisë së jashtme gjermane, Martin Jäger, ishte shprehur ngjashëm.

"Përpjekjeve të tilla të palës serbe për ta vënë në pyetje statusin e veriut të Kosovës, do t'u kundërvihemi me vendosmëri të madhe", tha zëdhënësi ministrisë së punëve të jashtme, Martin Jäger, në konferencën e rregullt të shtypin në Berlin. Se si konkretisht, kjo do të zgjidhet në terren, dhe është në kompetencë e Kforit dhe Unmikut," shtoi ai.

Jäger me këtë rast e përjashtoi mundësinë e ndarjes së Kosovës: "Ne jemi për ruajtjen e integritetit territorial të Kosovës", tha ai dhe kujtoi se Kosova duhet të jetë një shtet multietnik. "Për këtë synim duhet të punojnë të gjithë", tha Jäger duke kujtuar se qeveria kosovare ka bërë premtime bindëse në këtë drejtim.