1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Sllovakia- Tigri i Tantrës

Peter Hornung16 Shkurt 2006

Tigri i Tantrës e quante dikur gazeta "Financial Times" Sllovakinë, e cila me taksën e përgjithshme dhe unike prej 19% ishte temë bisede për të gjithë. Por sot zhvillimi i nxënëses shëmbullore në fushën e ekonomisë është në pikëpyetje.

https://p.dw.com/p/ArC3
Bratislava
BratislavaFotografi: AP

Bratislava, kryeqyteti i Sllovakisë në një paradite gri. Sapo fillon të shkrijë pak bora qyteti thuajse sa nuk përmbytet prej llucës. Në fasadën e supermarketit Tesco këmbanat luajnë një këngë popullore sllovake. Shumica e klintëve të këtij dyqani nuk janë të kënaqur me reformat e qeverisë aktuale.

"Jo, nuk jam për vazhdimin e reformave. Për ne njerëzit e vegjël ato sollën vetëm të këqia. Nga njëra anë kemi tani të varfës dhe nga ana tjetër tepër të pasur. Politikanët mbushin vetëm xhepat e tyre."

"Mendoj se reformat në vetvete janë të mira, por jo për të gjithë njerëzit. Ato u kanë ardhur në ndihmë vetëm pak njerëzve. Ajo që më shqetëson tani është reforma shëndetsore. Nuk besoj se në ndonjë vend tjetër bëhen gjërat kështu. Mendoj se do të ishte e rëndësishme të ndryshoheshin shumë gjëra."

Rasti për ndryshimin e shumë gjërave do të jetë i afërt, sepse më 17 qershor në Sllovaki do të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme. Kryeministri Mikulash Xhurinda humbi së fundi një partner të rëndësishëm në koalcionin e tij të së djathtës së qendrës, partinë katolike KDH. Shkak u bë ngrindja nëse punonjësit kishin të drejtë apo jo të refuzonin për shkaqe fetare që të bënin punë të caktuara ose të punonin në ditë të caktuara, si përshembull të dielave. Në lidhje me këtë synohej të nënshkruhej madje edhe një marrëveshje me Vatikanin. Xhurinda tha në momentin e fundit jo dhe ka pas vetes tani vetëm një të katërtën e deputetëve. Kjo i bëri zgjedhjet e parakoshme të pashmangshme.

Po çdo të ndodhë tani me reformat prej të cilave shumica e sllovakëve nuk janë të entuziazmuar? Reformat janë të padrejta, thotë politikani opozitar Robert Fico, i Partisë socialdemokrate. Populisti i majtë thotë se shtresa e mesme dhe e varfër nuk ka asnjë përfitom prej reformave. Për këtë në programin e partisë së tij kërkohet prapësimi i reformave.

"Qeveria aktuale ultraliberale e Sllovakisë nuk po abgazhohet më në praktikë për një shtet social. Në rast se socialdemokratët do të jenë pjesë e qeverisë së re pas zgjedhjeve, detyra jonë më e rëndësishme do të jetë që të rivendosim shtetin social."

Shpërbërja e shtetit social. Për këtë e akuzon Robert Fico Mikulash Xhurindën dhe qeverinë e tij. Gjatë viteve të fundit Xhurinda u bazua me konsekuencë në një politike ekonomike, e cila thithte investorët e huaj në vend. E njohur në arenën ndërkombëtare ishte aplikimi i një takse unike prej 19%. Kjo solli një bum ekonomik në Sllovaki, i cili nuk duket se ka marrë fund. Por kjo politikë pati edhe një anë tjetër. Shtresa e mesme dhe të varfërit nuk kanë asnjë përfitim prej saj. Atyre u duhet të paguajnë si tek mjeku edhe nëpër farmaci. Shkurtime tek ndihmat sociale, futja e taksve për universitetet, reforma e sistemit të pensioneve. Lista e privacioneve është e gjatë. Në këtë mënyrë qeveria sllovake ka i ka bërë kundërshtarë shumë qytetarë të vendit. Anketat flasin një gjihë të qartë, politikani më i dashur i vendit është Robert Fico dhe partia e tij pritet të fitojë rreth 30% të votave. Shancet e tij për t'u bërë kryeminstër i ri i vendit nuk duken të këqia, në rast se arrin të gjejë një partner koalcioni. Gjithsesi dikush tërheq vëmendjen që qeveria aktuale të mos dënohet për të gjitha.

"Sigurisht që duhen përmirësuar ato që mund të përmirësohen. Por ama nuk duhen ndryshuar ligjet që do të kërcënonin interesat e vendit. Në sistemin shëndetsor duhet të bëhen ndryshime dhe duhet bërë diçka për të rritur nivelin e jetesës së të varfërve. Por ndryshimi i gjithçkaje do të ishte tepër i fortë. Kjo nuk bëhet dot."