Situata e medias në Shqipëri | Shoqëria & Kultura | DW | 07.01.2011
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages
Reklamë

Shoqëria & Kultura

Situata e medias në Shqipëri

Përveç nivelit të lartë teknologjik ka edhe një anë tjetër të medaljes: 35% e gazetarëve punojnë në të zezë, ndërkohë që është rritur korrupsioni mediatik dhe flirtimi mes pronarëve të mediave dhe pushtetit.

default

Që në Shqipëri ka liri të medias, kjo është një e vërtetë, që shfaqet me një numër jashtëzakonisht të madh kanalesh televizive dhe radiofonike dhe një numër i pafund organesh të shtypit të shkruar për një treg të vogël. ”Pjesa optimiste e këtij tregu lidhet me nivelin e ri teknologjik, që është ridimensionuar dhe është bërë i krahasueshëm edhe me vendet e përparuara në këtë fushë në BE. Pjesa e zymtë lidhet me sistemin e marrdhënieve gazetar-pronar. Ky sistem vazhdon të mbetet i zotëruar nga informaliteti”, thotë për DW kryetari i Unionit të Gazetarëve të Shqipërisë, analisti Aleksandër Çipa.

Shifrat zyrtare tregojnë se vetëm 65% e komunitetit të gazetarëve kanë kontrata pune me pronarët e medias së shkruar dhe audio-vizive. Por ato janë të njëanshme të panegociueshme dhe jo të kontraktuara sipas standarteve të Kodit të Punës, që rregullon marrëdheniet e punes në një treg, ku krahas konkurrencës janë të rëndësishme edhe principet profesionale. 35 % e gazetarëve punojnë në të zezë, pa sigurime shëndetësore dhe sociale. Gjithsesi këta tregues ecin në një trend pozitiv në raport me vitin 2005, kur 95% e komunitetit të gazetarëve punonte në të zezë.

Fenomeni Berluskoni në Shqipëri.

Aleksander Cipa

Analisti Aleksandër Çipa

Për publicistin dhe analistin e njohur të Tiranës, Fatos Lubonja, ajo që e karakterizon tregun mediatik të Shqipërisë së vitit 2011 është blerja e organeve mediatike nga oligarkë të pasuruar në 10–15 vitet e fundit, apo siç e cilëson Z. Lubonja, “ fenomeni Berluskoni”:

“Në Shqipëri lulëzon fenomeni Berluskoni. Oligarkë të pasuruar kanë blerë mediat dhe i kanë bërë ato instrumenta të pushtetit. Shpesh pronarët e mediave i gjen edhe presidentë klubesh sportive. Ata kanë krijuar lidhje mes pushtetit politik, financiar dhe mediatik, ku mbrohen interesat e tyre dhe jo të publikut.”

Kjo e bën lirinë mediatike të mos ketë cilësi, pasi media mbetet e kërcënuar, thotë Aleksandër Çipa nga “oferta e rrzikshme e përdorimit dhe kamzhikimit nga pushteti”.

“Në mediat e Tiranës po ndodhin dukuri paradoksale, ku në konferencat e kryeministrit, ose të titullarëve të lartë partiakë dhe institucionalë kanë filluar tani të marrin pjesë jo reporterët, që duhet të raportojnë, por pronarët dhe administratorët e mediave. Ky eshtë një moment, kur flirtimi i politikës me median bëhet shkak për marrëdhëniet, që politika krijon me pronarët e mediave. Kjo është e rrezikshme, sepse e kthen marrëdhënien e medias me pushtetin ekzekutiv, apo pushtetet e tjera të politikës në nje flirt të rrezikshëm, që paralizon funksionimimn e demokracisë reale.

A thuhet e vërteta sot në Shqipëri?

Forum Folgen der Diktatur Umgang mit der Unterdruckung und Lehren

Publicisti dhe analisti i njohur i Tiranës, Fatos Lubonja

E vërteta është thelbi i gazetarisë në demokraci reale dhe funksionale. “Sot në Shqipëri e vërteta nuk mund të fshihët. Ajo thuhet, pasi tregu mediatik është kaq i larmishëm, sa nuk mund të censurohet i gjithi. Sot edhe në Shqipëri janë zhvilluar zhanret e gazetarisë së vështirë si ajo investigative dhe ka shumë hapësira të gazetarisë on line, që kur një informacion edhe mund të censurohet nga mediat e printuara apo audio-vizive nuk mund të censurohet on line”, thotë Aleksandër Çipa.

E vërteta në Shqipëri sot copëzohet.

“Copëzimi i së vërtetës krijon bindje për formën e të vërtetës. Kjo lidhet me realitetin e inflacionit mediatik dhe realitetin e informacioneve, që pretendojnë se janë të vërteta. Copëzimi i së vërtetës e bën të atë amorfe. Kjo gjë pastaj u shërben pushteteve të tjera dhe nuk është më atribut, apo virtyt i pushtetit të katërt, medias”, thotë Aleksandër Çipa.

Megjithatë viti 2011 merr nga viti që kaloi disa përvoja dhe arritje të vyera të gazetarisë investigative sidomos të medias vizive. Reporterë të guximshëm dhe profesionistë nxorën në dritë afera korrupsioni të pushtetarëve me koncesionet apo raste të abuzimeve tjera, që lidhen me korrupsionin dhe abuzimin me pushtetin. Në luftën për të kryer misionin e vet, media e Shqipërisë ka beteja të fituara, që janë modele për të frenuar përdorimin klientelist të medias nga pushtetit.

Autor: Ani Ruci

Redaktoi: Angjelina Verbica

  • Data 07.01.2011
  • Autor Angelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/zukP
  • Data 07.01.2011
  • Autor Angelina Verbica
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/zukP