Situatë e vështirë sociale e gazetarëve në Shqipëri
20 Nëntor 2006Pas organizimit të një turi takimesh e tryezash të rrumbullakëta me gazetarët në të gjithë vendin, Shkodër, Korcë, Vlorë e Gjirokastër, është arritur në konkluzionet se liria e shtypit është e kushtëzuar nga situata ekonomike e sociale e gazetarëve të terenit.
Situata sociale e gazetarëve në Shqipëri është mjaft e mjerë. Gazetarët janë të pambrojtur dhe mungesa e sigurisë sociale kushtëzon mjaft lirinë e shtypit. Ky është konkluzioni i Qëndrës shqiptare e monitorimit të mediave i mbështetur nga Fondacioni Friedrich Ebert pas monitorimit të situatës në terrenin shqiptar.
Drejtori fondacioni gjerman për Shqipërinë, Friedrich Ebert, Dr. Aleksandër Dhima thotë për DW se, se situata sociale e gazetarëve në Shqipëri është mjfta problematike dhe është në fokusin e problemeve që ka fondacioni Fridrich-ebert-Stiftung, për këtë arsye i është dhënë mbështetje qendrës së mediave dhe sindikatave të tyre.
Edhe drejtori ekzekutiv i qendrës shqiptare të monitorimit të mediave Hamdi Jupe veçon si problem kryesor, sigurinë sociale të gazetarëve, ku 805 e tyre punojnë në të zezë. Ndonëse ligji i punësimit ekziston, shteti dhe pronarët nuk janë të interesuar për zbatimin e tij, shprehet Jupe.
Rezultatet e këtij monitorimi do t'i përcillen organizmave ligjëvënëse shqiptare e Këshillit të Europës.