1. Kalo tek përmbajtja
  2. Kalo tek lista qendrore e navigimit
  3. Kalo tek më shumë oferta të DW

Shtypi për terrorin me bomba në Majorka

31 Korrik 2009
https://p.dw.com/p/J0gq
Shtypi përqendrohet në terrorin me bomba në Majorka. Ne foto: faqe te para te disa gazetave kryesore gjermane
Shtypi përqendrohet në terrorin me bomba në MajorkaFotografi: picture-alliance/dpa

Sulmi i së enjtes ndaj një stacioni policie në Palmanova të Majorkës, prej të cilit gjetën vdekjen dy policë dhe u plagosën më tepër se 60 vetë është në qendër të vëmendjes të opinionit dhe të shtypit të sotëm gjerman. Kjo ndër të tjera edhe sepse Majorka është një nga ishujt më të dashur për turistët gjermanë.

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme e dënoi ashpër sulmin e së enjtes ndaj stacionit të policisë në Majorka, dhe kërkoi që dorasit dhe ndihmësit e tyre të arrestohen sa më shpejt dhe të nxirren përpara përgjegjësisë.

Sulmi në Palmanova pasoi atë të së mërkurës në qytetin e Spanjës veriore, Burgos ku u plagosën 65 vetë. Autoritetet spanjolle mendojnë se autore e sulmit është organizata ilegale baske ETA, kurse komentatorët gjermanë janë të mendimit se me veprime të tilla ETA nuk mund t'i arrijë qëllimet e saj.

«General-Anzeiger» (Bonn) shkruan:

"As aksione të tilla iracionale nuk mund ta tërheqin vëmendjen prej izolimit, në të cilin gjenden terroristët, dhe prej dobësisë së tyre. Muajt e kaluar janë arrestuar një sërë kuadrosh drejtues të ETA-s. Me vendimin e Gjykatës së Straßburgut për ndalimin e sajm, ETA e ka humbur zërin e saj politik. Madje edhe në territorin e baskëve, ku ETA kishte për vite të tëra një mbështetje të çuditshme, gjithnjë e më tepër njerëz janë velur me dhunën dhe me urrejtjen. Koha e ETA-s ka marrë fund, edhe pse ajo vetë nuk do ta pranojë këtë.

«Nordbayerischer Kurier» (Bayreuth) shkruan:

"Ai që është duke kaluar momentalisht pushimet në Majorka ose që do të shkojë së shpejti atje duhet të ketë në vetvete një ndjenjë të pakëndshme. A do të organizojnë terroristët baskë ndonjë sulm tjetër? Ndjenja e pasigurisë është llogaria e ftohtë që bën ETA. Ajo që synon ETA është që ta dobësojë edhe më tej ekonominë e Spanjës, e cila është gjithsesi e dobësuar për shkak të rënies së numrit të ndërtimeve dhe numrit të turistëve. Por, me të tilla gjëra ETA nuk do ta arrijë pavarësinë për territorin e baskëve. Sulmi me bomba në Majorca tregon të gjithë fytyrën shëmtuar të terrorizmit, i cili nuk ka asnjë lloj respekti për jetën."

Autor: dpa/Pandeli Pani

Redaktoi: Auron Dodi