SHTYPI GJERMAN I SE SHTUNES | Studimi në Gjermani | DW | 19.08.2005
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

SHTYPI GJERMAN I SE SHTUNES


Tema mbizotëruese në gazetat e sotme gjermane është qëndrimi i Papës Benedikt XVI në Gjermani. Vizita e tij në sinagogën e Këlnit, tërheq vecanërisht vëmendjen e komentatorëve.

Për këtë temë, KÖLNISCHE RUNDSCHAU shkruan:


"Për herë të parë në historinë e kishës, në Këln një Papë hyri në një sinagogë të ngritur në Gjermani, për herë të parë e bëri këtë vec kësaj edhe një Papë nga Gjermania- nga vendi ku u bënë përpjekje për të asgjësuar popullin hebre. Takimi i dimensioneve të politikës botërore kaloi shpejt në një ngjarje emocionuese. Në të mbizotëroi përpjekja e dukshme e të dyja palëve, për të treguar me detaje protokollare simbole të dëshirës së mirë, pa mohuar atë që ndan teologjikisht ose pa fshehur plagë të thella."


DIE WELT që del në Hamburg kritikon që Papa nuk u shpreh për raportin midis Vatikanit dhe shtetit izraelit:

"Njerëzit dëshironin një fjalë për atë, se shteti i Izraelit është viktima e parë e terrorizmit- meqenëse për këtë në Romë thuhet shumë pak, ka tensione midis Israelit dhe Vatikanit. Por Papa nuk largohet nga shpjegimi i bërë njëherë në Romë për konfliktin e Lindjes së Mesme- dhe sic lë të kuptojë ai në Këln, ai ka pak simpati për surprizat. Ndoshta kjo mund ta na duket jorigjinale. Por ky është veprim i zgjuar, sepse përmes tij, Benedikti XVI siguron trashëgiminë e parardhësit të tij dhe i kursen kishës njëkohësisht një variant të ri të gjenialitetit të Gjon Palit të Dytë."

Më pajtuese shprehet në gjykimin e saj SÜDDEUTSCHE ZEITUNG:

"Natyrisht mund të pyesësh për të gjitha ato që "nuk" tha Papa në sinagogën e Këlnit, dhe se cfarë kuptimi kishte kjo "jo" e thënë: asnjë pranim i fajit të kishës katolike ndaj hebrenjve, sic bëri Papa Gjon Pali i Dytë; asnjë deklaratë, se pse Vatikani heshti së fundi për viktimat e terrorit izraelit. Shumë përpara këto refleksione nuk të cojnë. Një përsëritje do të qe dukur shumë lehtë artificiale. Dhe nëse nuk përmirësohet raporti i Vatikanit me shtetin izraelit, të paktën ai përmirësohet me hebraizmin në përgjithësi."

Për euforinë për Papën, gazeta STUTTGARTER ZEITUNG vëren:

"Benedikti vërtet përpiqet ta luajë mirë rolin e starit të medieve, por ai nuk i afrohet paraardhësit të tij me përvojë aktreske. Ai nuk kërcen me të tjerët dhe deri tani nuk i ka prekur problemet e të rinjve me mënyrën e tij të të folurit si me formula. Nëse ai megjithatë korr duartrokitje, kjo ka të bëjë me gatishmërinë e madhe për eufori të kësaj mega-ngjarjeje dhe me postin e tij."


HEILBRONNER STIMME shkruan për euforinë e pelegrinëve të rinj:

"Pjesëmarrësit dhe organizatorët e Ditës Botërore të Rinisë mund t'i akuzosh se janë pjesë e kulturës postmoderne të qejfit. Por kjo do të ishte jo vetëm "anti-cool", por edhe antihistorike. Sepse kisha katolike e dinte në të gjitha kohët si të inskenonte sa më bukur gjërat e shenjta. Qindra mijëra të rinj nga e gjithë bota njohën një Gjermani mikpritëse. Ata u takuan me njëri-tjetrin dhe kapërcyen me këtë kufijtë e kulturave. Kjo meriton me plot gojën lëvdim dhe jo ngëc-mëce duke rudhur buzët."

Euforia i tërheq vëmendjen edhe gazetës MANNHEIMER MORGEN:

"Pelegrinët e rinj brohorasin kur shohin Papën dhe injorojnë njëkohësisht rregullat e shpallura prej tij, si p.sh në cështjen e ruajtjes nga shtatzania ose në moralin seksual. Ky boshllëk do të dalë sërish në pah, kur të ketë marrë fund vala e tanishme "ne jemi Papë". Në plan afatgjatë, kisha do të përfitojë nga era e freskët e Këlnit, vetëm atëherë po të arrijë t'i ofrojë rinisë në plan afatgjatë një atdhe. Por për këtw ajo duhet të mundësojë dy gjëra: të besuarit dhe të jetuarit. Nëse ajo nuk e bën këtë, atëherë nga Dita Botërore e Rinisë, vec pamjeve fascinuese nuk mbetet gjë tjetër."

  • Data 19.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruB
  • Data 19.08.2005
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/AruB