Shtypi evropian i javës | Studimi në Gjermani | DW | 22.10.2006
  1. Inhalt
  2. Navigation
  3. Weitere Inhalte
  4. Metanavigation
  5. Suche
  6. Choose from 30 Languages

Studimi në Gjermani

Shtypi evropian i javës

Koreja e Veriut dhe testi bërthamor, Turqia dhe BE-ja, Iraku dhe Lindja e Memse

Gazeta italiane "La Republika" nën titullin "Provat bërthamore shërbejnë për sondazh dhe forcim" komenton lidhur me provën bërthamore të Koresë së Veriut:

"Sigurimet e fshehta amerikane janë thuajse të sigurta se Koreja e Veriut po përgatit një provë të dytë bërthamore. Satelitët amerikanë vëzhgojnë pa pushim vendin komunist që është vendi më hermetik në botë aktualisht. Specialistët e CIA-s dhe të Pentagonit kanë përcaktuar nga pamjet satelitore se po bëhen lëvizje të mëdha të makinerive ushtarake dhe personeli në afërsi të minierës ku rregjimi i Penjanit realizoi eksperimentin e parë më 9 Tetor. Sigurimi i fshehtë amerikan mendon se kjo provë bërthamore në të vërtetë ka dy qëllime: të testojë reagimin e bashkësisë ndërkombëtare me shpresën që të nxisë mosmarrveshje mes Kinës, Japonisë, Koresë së Jugut dhe Tajvanit, dhe nga ana tjetër të forcojë rregjimin në vend. Kështu po synohet të zbulohen oficerë të lartë që mendohet se me ndihmën e Kinës janë të gatshëm të organizojnë një puç kundër Kim Jongut II"

Ndërsa francezja "Le Figaro" nënvizon, se "Blerësit e teknikës së armëve bërthamore po bëhen shitës" duke pasur parasyhs këtu rrjetin e shpërndarjes së armëve bërthamore:

"E keqja është se blerësit e djeshëm të teknikës së armëve bërthamore do të bëhen shitësin e së nesërmes. Kështu Koreja e Veriut një ditë do t´ia shesë njohuritë e saj Birmanisë, Malajzisë, Iranit apo Sirisë. Tregu i zi i deritanishëm i vogël dhe i kufizuar do të kthehet në një pazar të madh atomik. "Teknika atomike ka dalë jashtë shishes dhe do të jetë e pamundur të rifutet atje sërish", është shprehur dikur Shefi i Organizatës Atomike Ndërkombëtare, Mohamed el Baradai. Më e mprehtë bëhet kjo kur disa vende janë gati të blejnë me çdo çmim këto armë, pasi sot ato janë bërë një instrument i domosdoshëm për të treguar statusin. Kjo ndodh edhe kur blerësit janë gati të hanë edhe bar vetëm e vetëm për të zotëruar këto armë."

Gazeta austriake "Kleine Zeitung" komenton, se është populli ai që paguan haraçin e sanksioneve, lidhur me vendimin e Këshillit të Sigurimit për sanksione kundër Koresë së Veriut për shkak të provës bërthamore:

"Tani do të vendosen sanksione ndaj Koresë së Veriut dhe pas saj mund t´i vijë rradha Iranit. Eshtë mëse e sigurtë se sanksionet do të jenë të shtrenjta dhe ata që parfitojnë më shumë janë furnizuesit të cilët janë në më të shumtën e rasteve nga vendet që i vendosin këto sanksione. Sjellim këtu në kujtesë ato që janë bërë publike për furnizimet e paligjshme për Irakun e Sadam Huseinit dhe kush ka përfituar prej tyre. Në qoftë se do të ishim cinikë do të thonim se diktatorit Kim Jong II do t´i pengohej furnizimi me verën e tij të preferuar Bordeaux: ai me siguri ka rezerva të mjaftueshme në bodrumin e tij. Por edhe nëse jo, shishet do t´i dërgohen atij në një farë mënyre në qoftë se ai do t´i dojë ato. E sigurtë është se sanksionet kushtojnë dhe është populli ai që i paguan kostot. Udhëheqja vazhdon të shijojë privilegjet."

Veçojmë një pjesë nga komenti i gazetës pariziene "Liberation" që shkruan rreth gjendjes në Irak, e cila po bëhet gjithnjë e më shumë një ngarkesë për SHBA-të dhe Britaninë e Madhe:

"Ku është dalja? George Bush dhe Toni Blair shtrojnë të njëjtën pyetje në Uashington dhe Londër: Si mund t´i kufizojnë ata dëmet dhe si mund të tërhiqen një ditë jo të largët nga Iraku i turbullt, gjendje në të cilën ata u futën vetë? Javën e kaluar kjo pyetje u shtrua hapur dhe me forcë nga shefi i përgjithshëm i shtabit të ushtrisë britanike, i cili e vuri kështu Blairin në vështirësi. Kjo po diskutohet tani edhe në Uashington ku ka filluar të flitet edhe në media për një tërheqje të mundshme nga Iraku. Pas kësaj qëndron ish ministri i jashtëm James Baker i cili ishte një mbrojtës i politikës reale në Lindjen e Mesme në kohën e presidencës së Bushit senior."

Sa u përket marrëdhënieve mes BE-së dhe Turqisë edhe një citat nga komenti i botuar këtë javë në të përditshmen holandeze "Volkskrant". Autori nënvizon, se kërkohet një klimë e çtensionuar midis Turqisë dhe BE-së duke pasur parasysh bisedimet e vështira mes Ankarasë dhe Brukselit:

"Shenja më spikatëse për atmosferën jo të mirë midis dy palëve është konflikti për projektligjin në parlamentin francez, sipas të cilit përgënjeshtrimi i gjenocidit ndaj armenëve duhet dënuar penalisht. Një situatë më e çtensionuar do të ishte e domosdoshme për të vazhduar bisedimet. Nga të dyja palët kërkohet që të flitet hapur dhe jo me dyfytyrësi siç ka ndodhur deri tani. Nëse do të vazhdohej kështu dështimi i bisedimeve do të ishte shumë pranë."

  • Data 22.10.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnM
  • Data 22.10.2006
  • Shtypni Shtypeni faqen
  • Permalink https://p.dw.com/p/ArnM