Shtajnmajer viziton trupat e shpejta gjermane në Afganistan
28 Korrik 2008Sipas të dhënave të ministrisë së jashtme gjermane, Shtajnmajeri u takua në Masar-i-Sharif edhe me komandantin e njësisë gjermane, nënkolonelin, Gunar Brygner. Më pas Shtajnmajeri u takua me përfaqësues të ekipeve gjermane të shkollimit për policinë dhe ushtrinë afgane.
Në veri të Afganistanit janë stacionuar aktualisht 3500 ushtarë gjermanë në kuadër të Trupës Ndërkombëtare të drejtuar nga NATO, ISAF, shumica e tyre janë stacionuar në Masar-i-Sharif. Shtajnmajeri i tha ARD-së: "Ne këtu ndjekim konceptin e duhur, pikërisht sepse ne duam që Afganistani, qeveria afgane t'i marrin këtu ndërkohë vetë në dorë punët. Mbetet detyra jonë e përbashkët për ta rifituar në bashkësinë ndërkombëtare sërish Pakistanin, për një luftë të angazhuar kundër fundamentalizmit islamik," tha ministri i jashtëm gjerman.